KQZ refuzon pranimin e 47 kandidatëve, pritet të votohet veç e veç për secilën parti

KQZ refuzon pranimin e 47 kandidatëve, pritet të votohet veç e veç për secilën parti

20:29, 22/01/2021
A+ Aa A-

Rekomandimi i Zyrës për Certifikim në KQZ për t’u certifikuar të gjitha partitë në një pako, nuk ka kaluar në mbledhjen e KQZ-së që është duke u mbajtur.

Tash pasi nuk u pranua ky rekomandim, pritet që në mbledhjen e KQZ-së të votohet veç e veç për secilën parti.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që kjo mbledhje të mbyllet pasi nuk u pranua rekomandimi i Zyrës për Certifikim.

Derisa LVV ka kërkuar votimin në pako për certifikimin e subjekteve politike, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe anëtarët e PDK-së dhe LDK-së në KQZ kanë kërkuar që certifikimi i kandidatëve të subjekteve politike të bëhet veç e veç ashtu siç ishin praktikat e mëparshme.

Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar akoma./ SyriKosova/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco