Lajmi i fundit

FOTO/ Dy tërmete tronditin juglindjen, panik te banorët

Sondazhi në SYRI TV/ Reagon Basha: Ndryshimi po vjen!

Sondazhi në SYRI TV/ Reagon Basha: Ndryshimi po vjen!

09:06, 19/01/2021
A+ Aa A-

Kryetatri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke cituar sondazhin e publikuar në Syri TV ka postuar një mesazh në rrjetet sociale.

“Faleminderit për mbështetjen. Ndryshimi po vjen. Në 25 prill do fitojë Shqipëria!”, shkruan kreu demokrat në postimin e tij.

Sondazhi paraelektoral i zhvilluar nga kompania angleze Flame Tree Advisors, me katër mijë persona të intervistuar ka nxjerrë Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve të 25 prillit.

Drejtori i Flame Tree Advisors Adlej Pici, u shpreh në Syri TV, ku u publikuan rezultatet se ky është nga sondazhet më kapilar, pasi jo vetëm personat janë intervistuar ballë për ballë, por kampionet janë përzgjedhur në çdo qark të Shqipërisë.

Gjithsesi ai u shpreh, se në çdo rast një sondazh e ka një gabim prej plus minus katër për qind. Në 52 për qind të tyre të intervistuarit mendojnë se do jetë Basha Kryeministër, ndërsa 38% besojnë se Rama do jetë Kryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit. 10 për qind të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco