Zëri kurajoz i dhunimeve të luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, kandidon për deputete

Zëri kurajoz i dhunimeve të luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, kandidon për deputete

07:59, 19/01/2021
A+ Aa A-

Vasfije Krasniqi-Goodman, simboli i fuqishëm dhe zëri më kurajoz i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë do të kandidojë për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Me anë të një postimi në Facebook ajo iu drejtua Kosovës:

"Qytetarë të dashur të vendit tim! Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetës një detyrë e që nuk është e lehtë aspak për mua.

Siç edhe e keni kuptuar, unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë që edhe më aktivisht t’i përfaqësoj të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë do të jetë sfidë dhe nderë për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocional, e nderë sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoj me dëshirën më të madhe, dhe ju e dini përse!

Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke qenë pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje!, subjekt ky i cili më nderoi më renditi 4 në atë listë.

Falenderoj secilin nga ju që në një mënyrë ose tjetër më keni mbështetur dhe vazhdoni të më mbështesni. E juaja Buqja."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 19/01/2021 12:02

Te Uroj suksese Zonje dhe te falenderoj ne punen qe ben dhe ndihmen qe u jep te gjithe atyre te shkreta femra qe u dhunuan ne kohen e luftes.Poshte Serbia,Rrofte Shqipetaria

Shto koment

Denonco