‘Vlorë-Orikum’/ Meta: Projekti i rrugës ka shkelur ligjet! Të ndërtohet sa më parë Peshkëpi-Selenicë…

‘Vlorë-Orikum’/ Meta: Projekti i rrugës ka shkelur ligjet! Të ndërtohet sa më parë Peshkëpi-Selenicë…

16:30, 18/01/2021
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp në Vlorë për debatin e fundit lidhur me anulimin e projektit Peshkëpi-Selenicë si dhe ‘bllokimin’ e Vlorë-Orikum.

Në fjalën e tij para gazetarëve, presidenti Meta thotë se nuk ka asgjë kundër ndërtimit të dy rrugëve, por ai thotë se për lotin 4 të rrugës së lumit të Vlorës qeveria dhe parlamenti u angazhuan që ta ndërtonin me paratë e buxhetit, por në buxhetin e vitit 2021 s’ka asnjë qindarkë për të.

Gjithashtu Meta thekson se nuk ka arsye që të dyshohej se qeveria dhe parlamenti po gënjenin, por doli që nuk ishte mbajtur angazhimi.

Sa i përket projektit të rrugës Vlorë-Orikum presidenti ka ripërsëritur edhe njëherë faktin se ka shkelje të Kushtetutës dhe ligjore.

”Problemin e tyre madhor për heqjen e financimit të një marrëveshje të vendit tonë me Fondin Saudit, për lotin e 4 të rrugës së Vlorës. Që ishte në interes të Bashkisë së Selenicës.

Siç e keni ndjekur dhe një debat të pakuptimitë nisur nga Vloar, nga ana e kryeministrit. Lidhur me një pretendim sikur Presidenti bllokonte një projekt infrastrukturor Vlorë-Orikum.

Duke u përqëndruar gjithë ky debat i pakuptimtë. Kam vënë re disa çështje që do donim t’i ndanim me ju.

Së pari, lidhur me problemin e banorëve është mëse i drejtë. Anulimi i Peshkëpi-Sleenicë. Në kundërshtim jo vetëm me premtinim, marrëveshjen e miratuar, edhe përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit e qeverisë, të kemi një heqje të fondeve jo të ndershme dhe jo transparente të këtij projekti. Kemi vënë re nga dokumentacioni, e para nuk qëndron pretendimi se i ka hequr fondet Fondi Saudit. Ato janë hequr me propozim të institucioneve shqiptare.

Së dyti, dje deputeti Vullnet Sinaj ka ngritur një pretendim pse Presidenti ka pranuar ndryshimin e kësaj marrëveshje, për tërheqjen e fondeve për rrugën e Vlorës. E kemi bërë të qartë, Presidenti ka studiuar relacionin e Kuvendit, dhe në relacion ishte i qartë angazhimi i qeverisë se këto fonde hiqeshin pasi do përdoreshin në projekt tjetër. Ndërsa projekti i Selenicës do financohej nga buxheti i shtetit. S’kishim arsye se parlamenti e qeveria po gënjente Presidentin.

Fakti është që ne kemi kthyer edhe buxhetin, nuk ka asnjë qindarkë për projekt të anuluar të anashkaluar. Revolta dhe pakënaqësia e banorëve është e drejtë. Ka qenë projekt i gatshëm, financim i sigurt, por premtim i bërë disa herë. Shpreh mbështetjen time për realizimin e këtij projekti qoftë buxhetit qoftë financim të huaj.

Lidhur me çështjen tjetër për Vlorë-Orikum. S’kam pasur ndonjë njohuri e dijeni të thelluar. Por që nga momenti që kemi dëgjuar për akuza ose gjoja Presidenca pengon, jemi thelluar edhe në anën zyrtare, institucionale, kushtetuese, ligjore. Është tepër e qartë e flagrante që qeveria e institucione të tjera kanë shkelur Kushtetutën, ligjet.

Absolutisht në emër të Republikës së Shqipërisë, Presidenti respekton Kushtetutën. Në këtë drejtim këtu është një problem serioze e kushtetuese. Mund t’ju them se për të ecur drejt një projekti të tillë duhet respektuar. Dëgjuam shumë prej shqetësimeve që do i shikojmë.

Jam me fat që s’isha në Vlorë kur ndodhi përmbytja e madhe, se as komardarja s’më shpëtonte. Sa i takon kryeministrit ai sigurisht do vinte në Vlorë.

Unë nuk kisha dhe kam të drejtë të paragjykoj që qeveria dhe parlamenti gënjejnë. Kur dhanë llogari e sqarime në Komision Parlamantar, thanë se kjo do ndërtohej. E dimë dhe e kemi parë se buxheti nuk ka parashikuar asnjë qindarkë.”- tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco