Kush është kazani? Ç’tregojnë reagimet e Francës dhe BE-së për Ramën

Kush është kazani? Ç’tregojnë reagimet e Francës dhe BE-së për Ramën

15:06, 16/01/2021
A+ Aa A-

Fake, mashtrim, gënjeshtër, sulm, gjellë e paguar, kazan.

Të gjitha këto përcaktime i ka Edi Rama për kritikët e tij, që zakonisht e akuzojnë për miliona euro të dhëna për koncensione, për miliona euro abuzime, apo për rritje luksi të qeveritarëve.

Teksa shfaqet si e vetmja e vërtetë në qarkullim, si i vetmi burim i saktë, brenda 3 ditëve Edi Rama është kapur në rrenë nga dy institucione, si Delegacioni i BE në Tiranë, dhe Ambasada e Francës.

Shefi i qeveri tha se BE nuk ka ndihmuar për vaksinat dhe se është absurde që Franca mban dozat stok dhe nuk i jep për vendet si ne.

Sigurisht me një gjuhë më të përmbajtur, dhe më të kujdeshme. Por në të dy rastet, ambasadat kanë konkluduar se Rama është i pavërtetë dhe se qendrimet e tij janë sulme të papërshtatshme.

“I pavërtetë informacioni dhe sulm i papërshtatshëm”, e cilëson sot qendrimin e Kryeministrit, përfaqësuesja e Parisit në Tiranë.

Edhe Soreca këtë tha pak a shumë në intervistën në VOA tre ditë më parë.

Ata nuk mund të futen në lirishten e gjysëm-publicistikës, të kazanit, apo të klubit të Selanikut, siç ka qejf ta cilësojë bosi i rilindjes. Por, në thelb, deklaratat e tyre i përmbajnë gjithë etiketimet e Ramës për të tjerët.

Nuk është asgjë rastësi.

Këto reagime nuk përkojnë aksidentalisht në kohë me vizitën e ngrohtë të Ramës në Ankara dhe sulmin që i bëri BE-së në krah të Erdoganit.

Dhe me të drejtë, delegacioni dhe një vend anëtar tashmë po i kujtojnë se Brukseli është ndihmësi dhe donator më i madh në vend.

Rama në fakt është i toleruari dhe i llastuari i madh i Europës, edhe kur është zënë në flagrancë, duke shkelur me çizme kërkesat dhe kriteret e integrimit. Mesa duket tashmë ata janë lodhur dhe e kanë kuptuar se investimi tek ai ka qënë i gabuar.

Dhe sa më të vërtetë të tregohen tani e tutje më të, aq më shumë në fakt ndihmojnë vendin dhe kombin tonë./MAPO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vjollca! 16/01/2021 18:33

BE e llastoi Km tone dhe pasojat e keq qeverisjes po I heqim ne! Cfare I detyroi ata te mbanin syte mbyllur e dine vete,por nje gje te kene te qarte,!"Mos kujtojne se na kane bere per budallenj ne si pop "! Perkundrazi,mosmirenjohja e KM ndaj tyre eshte me ofenduese se vuajtjet tona! Perkrahjen dhe llastimin ju a delegoi perkrah Erdoganit vellait te te tij shpirtetor!

Shto koment

Denonco