Qeveria do të shembë spitalin e Kurbinit, 75 mijë banorë pa shërbim shëndetësor

Qeveria do të shembë spitalin e Kurbinit, 75 mijë banorë pa shërbim shëndetësor

11:28, 16/01/2021
A+ Aa A-

Nëpërmjet një shënimi-denoncim  në Facebook, Bardh Spahia, shkruan se 75 mijë qytetarë të Kurbinit do të mbeten pa shërbim mjekësor, pasi qeveria Rama ka vendosur që të shembë spitalin rajonal. Spahija ka postuar edhe mesazhin që i është dërguar personelit të spitalit për pezullimin e punës, pasi godina do të shembet.

“Ja si kjo qeveri i le qytetaret pa sherbim shëndetesor! Qytetarët e Kurbinit mbeten pa shërbim mjekësor të specializuar sepse godina spitalore ku ato ofrohen do shembet!!!

Pra secili nga 75 mijë banorët e Kurbinit, që do ketë probleme shëndetësore nuk do ketë mundësi të trajtohet sepse askush nuk ka marrë masa, që shërbimi të ofrohej diku tjetër para prishjes së godinës!!! Ja ku e ka katandisur shërbimin shëndetësor Edi Rama!

Ky është modeli permanent i menaxhimi të sistemit shëndetësor nga kjo qeveri me “duke parë e duke bërë”, pa pikë vëmendjeje se cfarë ndodh me shëndetin e qytetarëve.

Eshtë një shembull i fundit krejt flagrant se sa pa vizion, pa strategji, pa plan e pa parashikim menaxhohet sistemi shëndetësor në vend, duke rrezikuar e jo garantuar shëndetin e qytetarëve!

Të vetmin plan dhe vizion që ka Edi Rama dhe shpura e tij janë koncesionet korruptive dhe tenderat e errët! Ato i piketojnë e realizojnë shumë mirë, ndërsa qytetarët i lenë në mëshirë të fatit!

Shqipëria meriton më shumë – qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Është koha për ndryshim dhe shpresë të re, për një qeveri që mendon dhe u shërben qytetarëve, që nuk ua bën taksat koncesione e tendera korruptivë, por ua kthen në shërbime që u lehtësojnë të përditshmen. #25prill”, shkruan Spahia.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco