Arian Çani paralajmëron gazetarët që tregojnë gjobëvënësit e pronave: Do ikin për lesh…

Arian Çani paralajmëron gazetarët që tregojnë gjobëvënësit e pronave: Do ikin për lesh…

11:15, 16/01/2021
A+ Aa A-

Pyetja se kush janë gjobëvënësit e pronave në jug të vendit solli debat mes Arian Çanit dhe analistit Arjan Curi mbrëmjen e së premtes në Zonë e Lirë. Predispozita e Curit për të përmendur emra, solli reagimin gati-gati të ashpër të Çanit, i cili tha se në studion e tij mund të përmenden emra viktimash, por jo gjobëvënësish.

Çani i kujtoi Curit ku jeton dhe se në një “vend të mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës”, nuk e mbron njeri. Ndërkohë kreu i Kadastrës, Artan Lame, nga i cili nisi ky debat, ka heshtur në shenjë aprovimi për paralajmërimin

Adriatik Lapaj: Në punën time të përditshme si avokat, përballem me ZRPP-të edhe në jug të vendit kryesisht, e di ç’më ndodh? Këta kanë filluar vendosin masa kufizimi në bazë të nenit 27 të ligjit 111 të vitit 2018. Ke një pronë ti, e ke marrë si ish-pronar? Të vendosin masa kufizimi, ta bllokon shteti vetë. Sipas ligjit, masa mund të mbahet 30 ditë, jo më shumë. Në momentin që kalon 30 ditë, ZRPP-ja ose organi shtetëror që ka kërkuar vendosjen e masës, ose duhet ta çojë çështjen në gjykatë dhe të marrë sigurim padie, që do të thotë ta bllokojë me vendim gjykate përkohësisht, ose masa duhet të bjerë. E di ç’bëjnë këta?

Arian Çani: Po pse e bëjnë këtë punë se nuk e kuptova? Cili është qëllimi?

Adriatik Lapaj: Ti ke marrë 100 hektarë tokë në Ksamil ta zëmë, në Himarë, ta bllokojnë pronën, vijnë taksidarët nga Tirana, të thonë, do na japësh kaq hektarë tokë, apo ta bllokojmë pronën. Jo i thua ti, nuk ti jap. Ta bllokojnë pronën.

Arian Çani: Po si e bllokojnë pra me ligj?

Adriatik Lapaj: Ta bëjnë me vendim të ZRPP-së po të them.

Arian Çani: Po pra, e mbështesin në një ligj apo jo?

Adriatik Lapaj: Po ligji thotë 30 ditë…

Arian Çani: Po me ligj është… ore, po Hitleri nuk erdhi pa vota në pushtet.

Adriatik Lapaj: O Çan 30 ditë thotë ligji, pas 30 ditësh duhet të bjerë masa nëse nuk ka një vendim gjykate.

Arian Çani: Po këta çfarë bëjnë?

Adriatik Lapaj: E lenë masën thonë ti ik në gjykatë dhe kundërshto masën. Shkon në Gjykatën Administrative ti, fiton në Shkallë të Parë, kalojnë nja 4 vjet derisa sa del Apeli në Administrative të Apelit, se një është në gjithë Shqipërinë. E fitove ti? Bie masa nga SHK-ja, shkon prap ti. Pas 2 muajsh prapë masë këta. Ik prapë në gjykatë dhe 4 vjet.

Arian Çani: Po pse e bëjnë këtë punë?

Adriatik Lapaj: Me të të nxirë jetën që të mos e zhvillosh pronën tënde, që ke marrë, pronën e gjyshit, babait…

Arian Çani: Po kush do të përfitojë nga ajo pronë ndërkohë?

Adriatik Lapaj: Po të vijnë të venë gjobë pra, ose më jep kaq hektarë, ose më jep lekë, ose unë të vendos masë.

Artan Lame: Jo jo të lutem, kjo është akuzë…

Adriatik Lapaj: Unë t’i them me emra! Familja Premtja, familja Çiniu…

Artan Lame: Jo, jo, jo… Më thuaj emrat e gjobëvënësve?

Adriatik Lapaj: Po ti them more, ik e hetoi këto që them unë.

Arjan Curi: Drejtorin e Sarandës më e ka…

Arian Çani: Emra gjobëvënësish? Jo, jo…

Arjan Curi: Po hajde ikim, nëse nuk i do me emra pra.

Arian Çani: Je në terezi, pse ti mendon se do të ndryshoj unë Shqipërinë? As më rruhet fare…

Arjan Curi: Po hajde ikim pra.

Arian Çani: Unë të përmend gjobëvënës këtu?

Arjan Curi: Po pse jo?

Arian Çani: Ou… Përmendi ti diku tjetër, këtu jo njëherë, në këtë studio jo.

Arjan Curi: Po më i përmend unë..

Arian Çani: Jo nuk dua. Emra viktimash po, po emra gjobëvënësish jo. Më vjen keq Curi, ti je dhe djalë i zgjuar.

Arjan Curi: Po i ka vartës ky mo.

Arian Çani: Po pse ku jeton këtu? Mos të mbron njeri ty këtu, në këtë vend. Këtu ligjin e bëjnë ata. Këtu është mbushur me ujqër dhe me gjobëvënës, ti do përmendësh gjobëvënës. A je në terezi apo jo? Gjobëvënësit i përmendin disa të tjerë, në disa studio që shumë shpejt do ikin për lesh. Kujdes!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber 19/01/2021 23:30

Profesor, nuk jam admirues i Canit por me ate qe po thote ka te drejte. Eshte i vertete ne ate qe thote qe s’e ndihmon kush dhe para ketij takemi nuk ben heroin se e di qe s’ua del dot.

krasasi tp19/01/2021 19:32

Arjani dihet që është 'fund kazani'. Lapaj si avokat, domosdo nuk mund të pyes për çështje që e vënë në siklet 'kazanin e avokatisë' 'kazanin e noterisë' dhe 'kazanin e ZRPP'.Curri është djal i zgjuar por edhe Ai e mban një këmb brënda dhe një këmbë jashtë 'kazanit të politikës' korente. Më i drejtëpërdrejt u tregua 'Gardisti i Kuq' shefi i madh që bën edhe diellin edhe shiun . Dy pyetje që shtroi 'gardisti', mund të pasoheshin me dy përgjigje që e nxirnin cullak politikën . Por vijën e kuqe të gjithë pjesëmarrësit e njofin dhe ndaj si demat 'përplasen' te coha e kuqe.

Profesori 16/01/2021 13:47

Nuk e kam ndjekur emisionin mbreme , por nga kjo qe lexova e falenderoj shume z. Arjan Curi dhe z. Adriatik Lapaj per guximin dhe kurajon qytetare duke ndihmuar ne identifikimin e se keqes se tmerrshme qe ka pllakosur kete vend per gati 75 vjet rresht , por doja t'i thosha Canit qe : " rron bleta ne maje te malit , por rron mjerisht edhe miza ne b... te kalit" . Ti Cani dhe soj-sorollopi i gazetareve qe kane vene pasuri si " miza ... " jeni e keqja me e neveritshme e ketij vendi dhe cilesisht fajtore bashke me shpuren politike kriminale qe tallen ne menyren me ulet me hallexhinjte , tallen gjithe diten me kamerat pas ( si pelenat ) te mediave bashkefajtore . Z. Cani mos harro se ne kete bote cfare ke bere , o njeri , kane per te ta bere , biles do te ta teprojne .

Shto koment

Denonco