‘Koalicionet e opozitës’, Mediu në SYRI TV: Gjithmonë gjykim të përbashkët me PD

‘Koalicionet e opozitës’, Mediu në SYRI TV: Gjithmonë gjykim të përbashkët me PD

17:39, 15/01/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka qënë I ftuar sot në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ku ka komnetuar zhvillimet e fundit politike në lidhje me kandidimin në zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu ka konfirmuar se koalicioni opozitar do kandidojë me dy lista në zgjedhjet e prillit, ku njëra do udhëhiqet nga PD dhe aleatët dhe lista tjetër nga LSI.

“Koalicioni me dy lista, PD me aleatët dhe LSI me listën e vet. LSI e ka më të lehtë të krijoi listën e vet, por Partia Demokratike e ka të vështirë të krijojë listën e saj! Një listë funksionale duhet të bazohet në disa kritere të barabarta mes aktorëve, ku e rëndësishme është si të maksimizohet vota.

Ne presim një marrëdhënie mes Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike në nivel lokal dhe qendror, në bazë të subjektit politik që përfaqësojmë. Jemi të hapur të diskutojmë se cili do jenë aotoritetet që do kandidojnë. PR nuk do të dëmtojë asnjë interes elektoral të PD por do të kontribuoj që elektorati republikan të mbështesi kandidatët dhe të kthehet në vlerë për koalicionin.”

Pyetjes së gazetares Ferko se ‘nëse nuk ndodh kjo që po propozoni’, Mediu iu përgjigj:  

“Nëse marrëdhënia bazohet në nivel individësh mendoj që ka kosto. Votat në të gjithë territorin duhet të thithen nga koalicioni. Nëse shihet si marrëdhënie individuale dhe nuk ka marrëdhënie strukturash, do ketë një aretmikë të thjeshtë empirike dhe do liheshin jashtë votat politike. PR është një parti që në 1991 dhe ka shtrirje të strukturave në të gjithë vendin, me bazë eketorale me peshë në disa qarqe me radhë.

Me Partinë Demokratike kemi pasur gjithmon gjykim të përbashkët se cilët janë njerëzit që vertet garantojnë fitoren”, ka theksuar Mediu.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 15/01/2021 18:19

koalicionet jane si andrat ne pantallona ose kepuce.Nuk jane shtet qeverite e krijuara nga koalicionet.Jane grupe te deshperuara dhe deshtuara.Ketu tek ne ne Shqiperi por Edhe ne Kosove te gjitha partite jane te deshtuara dhe te skaduara sepse asnjera prej tyre nuk e fiton dot e vetme zgjedhjet dhe shtetin

Vendi yne 15/01/2021 18:14

Mediu dhe partia e tij jane te skaduara.I skaduar ka qene gjate gjithe kohes si njeri dhe politikan.Kur ben dhe si patriot e qe i vjen keq per popullin mos ngelte njeri pa qeshur

Shto koment

Denonco