‘George Floyd-i shqiptar’/ Nëna e Enea Ftoit: Kjo është qeveri kriminelësh

‘George Floyd-i shqiptar’/ Nëna e Enea Ftoit: Kjo është qeveri kriminelësh

21:18, 17/12/2020
A+ Aa A-

Nëna e Enea Ftoit, që njihet edhe si George Floyd shqiptar, për shkak se humbi jetën nga dhuna e policisë në Korçë, ishte e ftuar në Çim Peka LIVE.

Ajo tha se djali i saj ishte dhunuar barbarisht, madje i kanë prerë gjuhën. Ajo tregoi fotot e dhunës, duke thënë se “shteti po na vret”.

Sipas saj, Enea është kërcënuar edhe në qeli. Edhe pse në komisariat ka kamera sigurie, ato janë fikur gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Ku i çuan këpucët dhe xhaketën e djalit me njollat e gjakut, pse nuk është bërë ekspertiza? Na mbyllnin derën kudo që shkonim. Nuk na jepnin sqarime. Thanë që ishte sëmurë,” tha ajo, duke theksuar se vdekjen e të birit e kanë marrë vesh në gjyq.

“Me këtë qeveri nuk zbardhet vrasja e djalit tim. Kjo është një qeveri e hajdutëve dhe kriminelëve,” tha ajo.

Enea Ftoi ishte 27 vjeç. Ai u arrestua për vjedhjen e një varëseje dhe u dhunua që në momentin e arrestimit.

Pas vdekjes së Ftoit, pati protesta nga banorët e komunitetit egjiptian në Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco