Nëna e Enea Ftoit tregon fotot tronditëse: Vdekjen e mësuam në gjyq

Nëna e Enea Ftoit tregon fotot tronditëse: Vdekjen e mësuam në gjyq

21:09, 17/12/2020
A+ Aa A-

Nëna e Enea Ftoit, të riut korçar që u dhunua për vdekje në qelitë e paraburgimit nga policia, foli në një lidhje direkte me Çim Peka LIVE.

Ajo tha se djali i saj 27-vjeçar është dhunuar barbarisht, madje ka treguar edhe fotot.

Enea Ftoi u arrestua pasi vodhi një varëse, tha ajo. Por ai u dhunua që në pazar.

“Ai u arrestua pasi u tha se kishte vjedhur një varëse. Tregonte gjithë pazari për dhunën barbare ndaj djalit gjatë arrestimit. Tani nuk flasin se kanë frikë. Dhuna ndaj djalit ka qenë barbare. Në trupin e tij ka shenja dhune. Krahun e ka të thyer. Në komisariat ka kamera sigurie, por në kohën kur u vra ai, nuk kishte.  Ai i ka thënë të shoqes se e kanë dhunuar,” tha ajo.

Sipas saj, familja e ka marrë vesh vdekjen e Enea Ftoit në gjyq.

‘Në sallën e gjyqit e kemi marrë vesh që kishte vdekur. Kemi dalë me ulërima. Gjuhën ia kanë prerë me gërshërë. Kur vdes një njeri, nuk i del gjak nga koka. Atij i dilte gjak nga koka. Ai ishte i gjakosur në të gjithë trupin. Edhe kufoma e tij është trajtuar padenjësisht,” tha ajo.

“Edhe burri më vdiq nga dhimbja për djalin,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco