PD propozoi 20 mijë lekë të vjetra për pensionistët - Qeveria i çoi lekët tek inceneratorët!

PD propozoi 20 mijë lekë të vjetra për pensionistët - Qeveria i çoi lekët tek inceneratorët!

12:03, 01/12/2020
A+ Aa A-

Gjatë bisedës që bëri sot me një çift pensionistësh në Tiranë, Robert dhe Lina Martinin, kreu i opozitës ka shprehur ndër të tjera shqetësimin se kriza që ka pllakosur vendin është e thellë dhe çdo familje shqiptare ka nevojë sot për një ndihmë nga shteti, në veçanti, pensionistët.

“Nuk është krizë e thjeshtë dhe këtu secili duhet të bëjë detyrën e vet, - tha Basha. -  Kollaj t’i thuash mjekut bëj detyrën tënde apo infermierit edhe qytetarit mbaj maskë se përndryshe do të gjobis. Po ti si qeveri, çfarë po bën?! Është i vetmi që s’po bën detyrën e vet. Jo vetëm për faktin që ka 120 ditë që s’shkon në punë, por edhe ata që i ka ngarkuar të firmosin në emër të tij, firmat i hedhin të gjitha për t’i çuar lekët e shqiptarëve te inceneratorë”.

Partia Demokratike që para fillimit të valës së dytë propozoi një plan me 5 pika për të mbështetur shqiptarët në përballjen me krizën e thellë ekonomike dhe shëndetësore për shkak të COVID-19. Një nga pikat e planit ishte dhe ajo për mbështetje me 20 mijë lekë të vjetra për pensionistët që të blejnë maska dhe dezinfektantë për prandalimin nga infektimi.

Plani i propozuar nga PD nuk u pranua nga qeveria, e cila i ka braktisur qytetarët e veçanërisht pensionistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco