Basha: Adem Jashari i dëshmoi botës se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim

Basha: Adem Jashari i dëshmoi botës se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim

17:15, 28/11/2020
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në ditën e pavarësisë së Shqipërisë ka kujtuar edhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, i cili lindi më 28 nëntor 1955.

Basha e ka nderuar kujtimin e Adem Jasharit duke postuar edhe foto nga ceremonia e vendosjes së shtatores së tij në Tiranë, 8 vite më parë.

‘Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor.

8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.

Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar.

Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari!’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco