‘Ne fshehim lekë, nuk fshehim vdekje’- IRIQI bisedon me Ogerta Manastirliun

‘Ne fshehim lekë, nuk fshehim vdekje’- IRIQI bisedon me Ogerta Manastirliun

13:39, 26/11/2020
A+ Aa A-

Iriqi:- Opozita ju akuzon...

Ogerta:- E dimë, e dimë. Na thotë se kemi fshehur vdekjet nga Covid.

Iriqi:- E vërtetë?

Ogerta:- Së pari, të vërtetën e di vetëm Rama. Ai na thotë mbani shënim e ne shkruajmë: Kaq të vdekur, kaq të infektuar, kaq të shëruar...

Iriqi:- Po ju s’keni shifrat tuaja?

Ogerta:- Shifra zeza. Kur të gjithë raportojnë te Rama, çfarë do di unë? Atij i thonë sa tamponë u harxhuan, sa dolën pozitivë. Mua as në cel nuk më merr njeri. Por e kam gjetur zgjidhjen. Shkoj vetë në spitale, edhe në Institutin e Higjienës. Atje mësoj gjithçka.

Iriqi:- Dhe?

Ogerta:- Dhe pastaj dëgjoj çudira, por mbyll gojën. Merrem me kopshtin tim personal.

Iriq:- Ke kopsht personal?

Ogerta:- Kështu ne quajmë tenderat. Se nga ato lind e ardhmja ime, e familjes, e farefisit. Me rroga as dritat nuk paguan dot.

Iriqi:- Nuk ke frikë?

Ogerta:- Aspak. Më ka mësuar Elisa si të fsheh miliona. Ajo si prestigjatore zhduku 5 milionë euro. Unë aq e shkathët nuk jam ende, por sa të jetoj mes hajnave të Rilindjes çoç do mësoj. Ja pse opozita ja fut kot. Se ne fshehim paratë, jo xhenazet.

Iriqi:- E kujt qe ideja e valleve në sanatorium?

Ogerta:- Për pak më iku truri. Më thonë se Zana Çela ka çuar te sanatoriumi ansamblin e valleve. Mendova se mos është shtruar ndonjë balerinë. Por jo, nuk qe ashtu. Atëherë e pyeta Zanën. Ka thënë Rama, më tha. Po muzika i sëmur, ka thënë Klosi, e sqarova. Po kush e pj...rdh Klosin, qeshi ajo dhe me zë të ulët shtoi: “E ka strategji Rama që të bëjë skandale, se njeri me kartelë është. Por tani do merren njerëzit ca ditë me vallet e do harrojnë tërmetin.”

Iriqi:- Tërmetin?

Ogerta:- Po, se u mbush viti e asgjë në torbë. Mua nesër më ke dhënë Rama një mision plot çudi.

Iriqi:- Çfarë?

Ogerta:- E kam sekret, por ty po ta them. Do marr nesër ca gazetarë dhe ca kamera e do i çoj te kushërinjtë e mi në Tiranë. Do xhirojmë duke ngrënë e pirë dhe në darkë do e japin në TV si strehim në shtëpi të reja të atyre që i dëmtoi tërmeti.

Iriqi:- Po ky është mashtrim!

Ogerta:- Ne i themi publicitet. Pse Red Bull të bën me krahë? Jo, por ama kemi qejf kur e dëgjojmë. Gënjeshtrat e ëmbla vënë në gjumë popullin. E kur ai fle ne punojmë te kopshti personal...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pjeshka26/11/2020 17:24

E keni pare se si qullej Ogerta duke iu ferkuar Rames para 20 vjetesh? Epo nje shperblim do e merrte biba

Durrsi 26/11/2020 14:10

e fort fare kjo. O zot o perëndi e madhe kur do vij ajo dit që drejtsia do funksjonoj përsëmiri. Qofshin të xhenetit t'gjith viktimat e tërmetit dhe pandemis. Zot ruj shqiptarët kudo jan.

Shto koment

Denonco