Mjeku i njohur vdes nga virusi/ Shpërthen kolegu: K... po bëjnë aheng

Mjeku i njohur vdes nga virusi/ Shpërthen kolegu: K... po bëjnë aheng

12:57, 25/11/2020
A+ Aa A-

Vijon të rritet bilanci i viktimave në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë si pasojë e Covid-19.

Këtë mëngjes ka ndërruar jetë, në moshën 48-vjeçare, mjeku i njohur Bledi Nini.

Lajmi ka tronditur komunitetin e bluzave të bardha. Mjeku Renato Osmenaj ka shpërthyer me zemërim ndaj faktit që ditën e sotme, Asambli i Valleve mbajti një koncert para Sanatoriumit.

“Ike ti vëlla i mirë! Më çave zemrën dhe shpirtin. Mburresha me ty se të doja shumë.

M’u kujtua nëna ime për filxhanin e kafesë që theve te shtëpia ime kur ishim të vegjël.

Dhe në këtë ditë të zezë për ne, kurvat bëjnë aheng. Mirë u takofshim shpirti i vëllait,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco