Lirohet nga komisariati Kastriot Islami, ja çfarë tha në polici

Lirohet nga komisariati Kastriot Islami, ja çfarë tha në polici

21:41, 14/11/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka liruar pas një ore ndalim ish-deputetin Kastriot Islami, I cili u mbajt në komisariatin nr. 2 pasi u kap pa maskë teksa ecte në Kodrat e Liqenit Artificial.

Sipas policisë, Islami ka debatuar me efektivët, pasi këta të fundit i kanë kërkuar kartë identifikimi.

Ndërkohë që po sipas tyre ish-deputeti nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Islami ka thënë në polici se ka qenë duke bërë vrap nga liqeni, dhe se në aktivitetet sportive nuk është e detyrueshme maska.

Për këtë arsye, nuk ka pasur edhe dokument identifikimi me vete.

Policia shprehet se do të bëhet kallëzim ndaj ish-deputetit për “kundërshtim të forcave policore”.

Ndërsa, Islami pretendon se deklaratat e efektivëve nuk janë të vërteta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb014/11/2020 23:26

Kjo eshte policia e turpit qe nje personi teper i njohur politik po besdiset duke u marre ne polici per tekat e idiotit rilindas qe ka nxjere rregull qe njerzit duhet te flejne me maske, Perse kete budallede te qeverise nuk paditen ne SPAK qe te rrezohen keto rregulla idote qe rilindasi nxjere per tu tall me popullin Shqiptar.

Shto koment

Denonco