I infektuar, edhe Myftiu i Shkodrës me urgjencë drejt Turqisë Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari

I infektuar, edhe Myftiu i Shkodrës me urgjencë drejt Turqisë

09:12, 14/11/2020
A+ Aa A-

Duket se virusi Covid-19, nuk po fal as klerikët e lartë të Shqipërisë.

Pas Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Anastas Janullatus dhe Arqipeshkvit të Tiranë-Durrësit George Frendo, edhe Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, është prekur nga virusi pak ditë më parë.

Mësohet se gjendja e tij është rënduar orët e fundit, ndaj është vendosur që ai të dërgohet për kurim të specializuar në Turqi.

Më herët, në Turqi u dërgua edhe babai i tij, gjithashtu i infektuar me Covid-19.

Edhe Imzot Frendo dhe kryepeshkopi Janullatos, nuk kanë qëndruar në Shqipëri për kurim të mëtejshëm. I pari është dërguar në Bari të Italisë, kurse kreu i Kishës Ortodokse në Athinë, Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco