'Sa na kushton Identifikimi Elektronik i Votuesve në 25 prill?' KQZ pyet 20 kompani

'Sa na kushton Identifikimi Elektronik i Votuesve në 25 prill?' KQZ pyet 20 kompani

12:55, 13/11/2020
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në procesin e përllogaritjes së kostos së kontratës për Sistemin Elektronik të Identifikimit të Votuesve dhe Pajisjeve Elektronike të Identifikimit, që do të përdoren në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Ndaj, KQZ njoftoi se iu ka kërkuar 20 kompanive me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe me përvojë në proceset zgjedhore, të japin një vlerësim mbi kostot e përdorimit të sistemit dhe të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve.

Me qëllim që të nisë prokurimin për pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve dhe  për përllogaritjen e vlerës së kontratës sipas çmimeve të tregut, KQZ i ka kërkuar kompanive, listën e kostove bazuar mbi llojin dhe karakteristikat teknike të sistemeve të pajisjeve.

KQZ pas kësaj do të përcaktojë buxhetin për projektin e identifikimit elektronik të votuesve, si dhe do të hartojë dokumentacionin e tenderit mbi të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit.

Lista e këtyre kompaneve është: 

INSPECTRON LTD, https://www.inspectron.com/index

SAFRAN MORPHO, https://www.safran-group.com/content/morpho

M2SYS, www.m2sys.com

IDECO BIOMETRICS, https://www.ideco.co.za/

KOFAX, https://www.kofax.com

ELECTION SYSTEM & SOFTËARE,https://www.essvote.com/contact/

INDRA, https://www.indracompany.com/en/

CYBERNETICA AS, https://cyber.ee/

COMMUNICATION PROGRESS SH.P.K, www.COMMPROG.COM

CGTS, www.cgtscorp.com

SCYTL, https://www.scytl.com/

TCN, www.tcn.al

CIELA, www.ciela.net

HSB IDENTIFICATION B.Vhttps://www.hsb.nl/

SECOM S.R.L, www.secomitalia.com

DERMATOLOG IDENTIFICATION SYSTEM GmbH, www.dermatolog.com

IN2, https://www.in2.hr/en

THALES GROUP, https://www.thalesgroup.com/en

EVERIS AN NTT DATA COMPANY, https://www.everis.com/global/en

SMARTMATICËORLDËIDE HEADQUARTERS, https://www.smartmatic.com/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco