FOTO/ Këlliçi me gjimnazistët: Të rinjtë janë lënë pas dore nga qeveria

FOTO/ Këlliçi me gjimnazistët: Të rinjtë janë lënë pas dore nga qeveria

18:49, 31/10/2020
A+ Aa A-

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me të rinj dhe të reja të gjimnazeve të Tiranës.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se ata ndihen të lënë pas dore.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:

Strukturat e gjimnazeve fuqizohen dita ditës me energjinë dhe dinamizmin fantastik të nxënësve në të gjithë Tiranën. Këtë të Shtunë ishim me gjimnazistët e ‘Protagonistët’, ‘KINGS Tirana’ dhe ‘Sinan Tafaj’.

Gjimnazistët shprehën haptazi pakënaqësitë e tyre në lidhje me sistemin arsimor dhe politikat rinore në Shqipëri. Ata ndihen të lënë pas dore dhe të papërfaqësuar në spektrin politik. Qëndrimet e tyre reflektojnë nevojën e menjëherëshme për ndryshime demokratike në vend.

Ata janë të bindur se pjesëmarrja e të rinjve në politikë, është tejet e rëndësishme dhe kësisoj 25 Prilli është së pari beteja e tyre. Sëbashku, të gjithë shkojmë të bindur drejt fitores në 25 Prill!

#DiteMeTeMira

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco