Shifra të zeza/ MSH: 241 raste të reja, 7 të vdekur në 24 orët e fundit

Shifra të zeza/ MSH: 241 raste të reja, 7 të vdekur në 24 orët e fundit

16:19, 31/10/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur mbi Covid.

Sipas MSH në 24 orët e fundit kanë rezultuar poztiv me Covid 241 raste, ndërsa kanë humbur jetën 7 persona.

Ndërkohë janë shëruar 92 persona në orët e fundit.

Në total numri I personave të vdekur nga Covid në Shqipëri shënon 509 që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa në spitale po trajtohen 301 qytetarë.

Ju informojme për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.
Nisur nga shtimi i numrit të pacientëve në spitale është hapur spitali Covid3 në ambientet e ish-kurirgjive në QSUT, i cili do të menaxhohet nga Spitali Infektiv dhe do të ofrojë shërbim spitalor për pacientë të prekur nga Covid19 në gjendje më të lehtë shëndetësore.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 319 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 34 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 44 vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, 66 vjeçar nga Tirana, 48 vjeçar nga Pogradec, 68 vjeçar nga Korça, 68 vjeçar nga Elbasani, 81 vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1260 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 241 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
148 raste në Tiranë, 25 në Vlorë, 11 në Berat, nga 9 raste në Durrës, Lushnje, 8 në Fier, 5 në Shkodër, 4 në Mallakastër, nga 3 raste në Kurbin, Mirditë, Peqin, nga 2 raste në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Elbasan, Përmet, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Gramsh.  
Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,189 që nga fillimi i epidemisë. 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
 
COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 241
Të shëruar ne 24 orë     92
Të shtruar në spitale     319
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore     1260
 
Testime totale            125,220
Raste pozitive    20,875
Raste të shëruara    11,189
Raste Aktive      9,177
Humbje jete       509
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4650
Durrës          851
Fier           706
Korçë  566
Shkodër        524
Lezhë          410
Elbasan        396
Vlorë           384
Berat           278
Kukës          190
Gjirokastër    129
Dibër             93

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco