‘Do përzgjedhim kush do trajtohet i pari’/ Duma-Manastirliut: 7 vjet plaçkitët si barbarë shëndetësinë…

‘Do përzgjedhim kush do trajtohet i pari’/ Duma-Manastirliut: 7 vjet plaçkitët si barbarë shëndetësinë…

20:59, 29/10/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se nëse do të kemi mbingarkesë të spitaleve do përzgjedhim se kush do të trajtohet i pari.

Duma shprehet se Shqipëria po arrin në këto ditë, pasi “këta që na qeverisin për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët edhe shëndetësinë”.

Teksa thotë se pushtetarët po zhvasin në kurriz të shqiptarëve, Duma thekson se tashmë qeverisë anjë fjalë nuk i besohet, por me ta duhet të veprohet.

‘Ka ardhur dita që ministrja të dalë e të thotë pa të keq që edhe pak do zgjedhin se kujt do ti japin shërbim e kujt jo!

Arritëm në këtë ditë sepse këta që na qeverisin për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët edhe shëndetësinë.

Me taksat e shqiptarëve i mohojnë të drejtën për t’u kuruar, sepse ca PPP- istë duhen pasuruar.

Zhvasin në kurriz të shëndetit të Shqiptarëve!

Jo vetëm kaq por përfituesit kanë sot edhe zëdhënësit e vet në parlament, të cilët shpalosin se do zgjidhkan se kush do kurohet e kush jo.

Kjo nuk është një fatkeqësi, e ka emrin përgjegjësi dhe është e tyre!

Asnjë fjalë nuk i besohet, me ta duhet tashmë të veprohet!

Denonco, shpërndaje këtë video.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu29/10/2020 23:29

po murrizi me rudinen car mendimi kan se jan dhe demokrat apo me partine e sumes qe do krijojn per inat te vjerres shkojn e qihen me mullixhiun

Shto koment

Denonco