Vdiq në dyert e spitaleve, Berisha akuzon Ramën dhe Manastirliun: Krim i vërtetë!

Vdiq në dyert e spitaleve, Berisha akuzon Ramën dhe Manastirliun: Krim i vërtetë!

12:45, 25/10/2020
A+ Aa A-

Një krim është konsideruar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, vdekja e 53-vjeçarit Lutfi Çekirri në dyert e QSUT, pa iu dhënë kurrfarë ndihme për problemet e tij shëndetësore.

Berisha ka publikuar videon, ku i ndjeri Çekiri intervistohet në QSUT nga një media dhe rrëfen, duke shtrënguar barkun, se si e kanë lënë të kalojë natën jashtë me dhimbjen e stomakut, të veshkave, tensionin e ulët dhe e dërgonin Nga Trauma tek QSUT e spital më spital, vetëm për të mos e shtruar.

“Historia tragjike me pasojë humbje jete të pacientit, që nuk u ndihmua por u sorollat nga mjekësia, - e përshkruan Berisha. - Çorganizim i organizuar nga Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia. Krim i vërtetë!” ka akuzuar ashpër ish-Kryeministri.

E pikërisht sot, Lutfi Çakirri nga fshati Ndroq i Tiranës u përcoll për në banesën e fundit, duke lënë pas në dhimbje familjen me miqtë dhe një histori dëshpëruese për shqiptarët që rastësisht e panë dhe e dëgjuan vetë dramën e nëpërkëmbjes së këtij qytetari, pacienti, nga vetë shteti.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco