Atentati ndaj biznesmenit që akuzon Ben Blushin, ja pamjet kur autori ndërron maskën në pallatin e tij

Atentati ndaj biznesmenit që akuzon Ben Blushin, ja pamjet kur autori ndërron maskën në pallatin e tij

18:19, 23/10/2020
A+ Aa A-

Euronews Albania sjell ekskluzivisht pamjet nga kamerat e sigurisë që fundosën 4 personat e përfshirë në atentatin e dështuar nda biznesmenit Andon Dhima. Të arrestuarit dolën këtë të premte përpara gjykatës së Tiranës ku togat e zeza caktuan masën e sigurisë arrest me burg.

Grid Leno i arrestuar në kuadër të operacionit "Stuhia" dyshohet se ishte personi "kyç" që drejtoi grupin prej 4 personash në atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima më 15 tetor në Tiranë. Euronews Albania ka siguruar pamjet ekskluzive të 45-vjeçarit, vetëm 20 minuta pas ngjarjes teksa shkon në banesën e tij pranë zonës së “21 Dhjetori”.

Nga pamjet e siguruara ai shfaqet tepër i qetë teksa futet në pallat me kapuç në kokë dhe me rrobat e përdorura në krim të cilat pasi shkon në banesë i heq. 10 minuta më pas ai do të lërë shtëpinë e tij  ku shfaqet me një pamje krejt ndryshe i veshur me këmishë dhe pantallona të zeza. Në këto momente ai drejtohet për tek restoranti i tij që menaxhon prej kohësh, fare pranë banesës ku punon dhe i kunati i tij, Maringlen Matohiti.

Ky i fundit, gjithashtu i arrestuar nga policia në rolin e bashkëpunëtorit pasi në banesën e tij policia sekuestroi një sërë sendesh të përdorura mes tyre dhe armën që do përdorej në krim. Kanë qenë pikërisht këto sekuenca filmike të cilat Euronews Albania ka mundur ti siguroi eksluzivisht si dhe pamje të tjera nga 60 kamerat e sekuestruara nga grupi hetimor që çuan në identifikimin e 2 autorëve si dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, autorët pas dështimit të atentatit kanë përshkruar në këmbë rrugën nga banesa e biznesmenit Dhima pranë Stadiumit Dinamo deri në zonën e 21 dhjetorit duke u kujdesur që përgjatë rrugës së përshkruar t’i shpëtonin identifikimit nga kamerat e sigurisë përmes çadrës që mbanin në duar, kapuçit dhe maskës anti-covid.

Madje njëri prej autorëve, Albin Hoxha, i cili rezulton që në të kaluarën të ketë qenë ish komando i ushtrisë, për të mos u identifikuar ka përdorur maskë profesionale. Këtë të fundit ai e heq fill pasi ndahet me pjesëmarrësit e tjerë në krim në orën 22:29 dhe së bashku me vëllain e tij Enea Hoxha gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor niset drejt banesës në zonën e “Brrylit” ku u bë dhe arrestimi tyre dhe u sekuestrua maska përdorur si dhe një sërë sendesh të tjera.

Aktualisht maska e përdorur nga 35-vjeçari, Hoxha është dërguar për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës pasi brenda saj janë gjetur gjurmë të cilat po verifikohen për të parë nëse ky mjet profesional mund të jetë përdorur dhe në ngjarje të tjera kriminale.

Por ndonëse janë treguar tepër të kujdesshëm pamjet filmike të administruara si dhe tabulatet telefonike duket se kanë fundosur 4 personat e arrestuar nga policia e Tiranës konkretisht komisariati numër 2.

Aktualisht operacioni është ende në zhvillim me grupin hetimor që vijon punën për të mësuar personin që dyshohet se porositi atentatin ndaj biznesmenit Dhima ku mësohet se janë vënë në përgjim më shumë se 30 persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen. Sakaq autorët deri tani nuk kanë pranuar përfshirjen në krim por vetëm njohjen mes njëri- tjetrit.

Këtë të premte ata dolën para togave të zeza ku u lanë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Përpara seancës gjyqësore, bashkëshortja e Grid Lenos njëherazi e motra e Maringlen Matohiti ngre një alibi tjetër sa i takon ngjarjes ku përmes një video pretendon se të afërmit e saj nuk kanë lidhje me ngjarjen.

“Këto janë akuza të paqenë dhe asnjë gjë nga këto nuk janë të vërteta pasi im vëlla dhe buri im ka qenë në lokalin ku unë kam në pronësi. Burri ka qenë I ftuar në ditëlindje dhe vëllai ka qenë kamerier”, tha Gerta Matohiti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kokepalari23/10/2020 22:14

SI MOJ GERTA EDHE JUVE FAMILJE DESHMORI MERRENI ME ATENTATE? TOBESTAKFULLAH

Shto koment

Denonco