Afera e inceneratorëve/ Yuri Kim: Kam të gjitha pritshmëritë te SPAK

Afera e inceneratorëve/ Yuri Kim: Kam të gjitha pritshmëritë te SPAK

21:24, 22/10/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e ftuar në emisionin Opinion, deklaroi se shumë shpejt do të shihen të tjera rezultate nga SPAK.

“Do të thotë që në muajt e fundit, kemi parë SPAK të deklarojë aktpadi në raste të nivelit të lartë. Tani, nuk mund të flasin për këtë publikisht, sepse kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do fillojmë të shohim disa rezultate.

Mendoj që njerëzit kanë të drejtë të jenë të frustruar. Më herët theksuat ‘katër vjet e katër muaj’ është një kohë e gjatë, por në javët dhe muajt e fundit kemi parë çështje që janë ngritur, që po ndiqen penalisht, dhe mendoj se do të shohim disa rezultate,” tha ajo.

E pyetur për aferën e inceneratorëve, ajo përsëriti dy herë të njëjtën gjë.

“Kam të gjitha pritshmëritë se SPAK do bëjë pjesën e vet. Pretendimet janë ngritur, provat janë paraqitur dhe tani është detyra e SPAK që të shohë provat dhe të vazhdojë procesin më tej,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rilindasi 22/10/2020 21:53

Hahahaha Kimetja eshte bere " serioze" . Rezultati I SPAK eshte tashme I njohur. SPAK certifikon pafajesine e kuartetit Qeveritar te Iceneratoreve. Jo vetem te pafajshem por do te shperblehen 10 fishin e Fullanit per shqetesimin qe ju sollen. Prite kur ta pushoje nga puna Vin Rama ( Mustafai) Kimeten per kete " provokim" te fuqishem equal me ate te Don Lulu'së per peshkun e madh. ( qe e kapi ne Kirgistan)

N22/10/2020 21:33

E neveritshme.

Shto koment

Denonco