Shehaj në SYRI TV: Rafineria e Ballshit aset strategjik! Shteti i ka mundësitë për ta zgjidhur

Shehaj në SYRI TV: Rafineria e Ballshit aset strategjik! Shteti i ka mundësitë për ta zgjidhur

16:49, 22/10/2020
A+ Aa A-

E ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ishte ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj dhe aktualisht nënkryetare e LSI, Tiranë.

Shehaj foli mbi 2 standartet e qeverisë Rama, ku  nga njëra anë miliona euro për incerenatorët, ndërkohë naftëtarët në grevë për pagat e prapambetura.

‘Në vitin 2017, vendimi i gjykjatës, njohu detyrimet e një kompanie ruse ‘Gun Borin’ ndaj naftëtarëve. Detyrimet e krijuara nga viti në vit, e vendosin shteti në pozicion jo komod. Flasim për aset strategjik ku ushqehen 1000 familje’, tha Shehaj.

Ish drejtoresha e Tatimeve, rikthehu në vëmendje marrëveshjete e vitit 2013, ku Bankers kishte pranuar ti jepte naftë bruto rafinerinë së Ballshit.

‘Shteti në vitin 2013 hyri në tratativa me Bankers. Do I jepte naftën bruto rafinerisë. Shteti bën rolin e albitrit në cdo mommnet. Në vitin 2017 ngrihet kompani përmabrimore dhe I bllokon asetet. Del në ankand si aset dhe I kalon një banke X. Adminitrata padit kompaninë përmbarimore dhe investitorin dhe janë në process gjyqësor.  Kryeministri që flet për cdo gjyqtar, të flasi edhe për këtë dosje, I ka mundësitë. Mund të përdori avokaturën e Shtetit. Nga viti 2013 – 2016, ajo që kam kërkuar nga qeveria ishte që të mos vinin një kompani X, të shtonte ca detyrime dhe të ikte. Shteti kishte mjaftueshëm kohë për ta garantuar procesin mbi këto detyrime ligjore. Me thjesht te një parukeri sesa te një kompani e huaj offshore në Qipro’, tha Shehaj.

Gazetarja Ferko: Kemi vendim gjykate për njohjen e detyrimeve nga ana e kompanisë. Pse nuk vepron përmbarimi?

‘Cfarë të veproi. Kam përshtypjen se skanë asnjë aset në vend. Ske cfarë të sekuestrosh. Sipas Ramës, për të zgjidhur hallin e naftëtarëve, marrëdhënia është privat privat, për të sjellë investitpr të huaj, nuk qënka privat privat. Janë 120 milion euro detyrime dhe kanë armotizuar rafinerinë. Investitori do bejë analizë para investimit. Ka humbur kjo analizë me këtë qeveri. Nuk janë budallenjë të huajt. Rama duhet të ulet dhe të diskutojë me naftëtarët. Por kur të shkosh të kësh një zgjidhje. Ka një vit që e di këtë problematic. Prandaj duhet të kishte gjetur zgjidhjen sepse I ka mundesitë’, tha Briseda Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco