Listat zgjedhore/ Ristani për SYRI TV: Denoncimi është bërë me fakte

Listat zgjedhore/ Ristani për SYRI TV: Denoncimi është bërë me fakte

19:26, 30/09/2020
A+ Aa A-

I ftuari i mbrëmjes i Juli Krisafit në edicionin e lajmeve në SYRI TV ishte zyrtari demokrat, Arben Ristani.

Ai komentoi skandalin e listave zgjedhore, të cilat duket se po manipulohen në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

“Problemi i adresave të shqiptarëve, dhe kjo e lidhur me listat e zgjedhësve, është një problem edhe i mëparshëm. PD e ka pasur një nga problematikat kryesore në diskutimet e saj për situatat parazgjedhore.

Fakti është se gjithmonë jemi përballur me lëvizje të tilla para zgjedhjeve. Ne kemi qenë vigjilent ndaj lëvizjeve të tilla. Kjo që po ndodh duket e qëllimshme, pasi ka një nervozizëm në reagimet e tyre, me fyerje ndaj gazetarët dhe mediave. Nëse do ishte një lëvizje rutinë administrative, do mjaftoheshin me përgjigje të thjeshta dhe me fakte.

Edhe brenda PD, kemi kolegë që iu është zhvendosur gjendja civile. Denoncimi është bërë me fakte. Dyshimi për manipulimet zgjedhore nuk është i pabazuar pasi ka ndodhur edhe në të shkuarën,” tha ai.

Ristani tha se armët e opozitës në këtë rast janë denoncimet, paditë në organet ligjzbatuese dhe ndërgjegjësimi i zgjedhësve.

Në fund, Ristani tha se do jetë një uragan me votë kundër qeverisë që do të sheshojë edhe problemet.

“PD është e përgatitur që të fitojë zgjedhjet sido që të jetë,” tha ai, duke komentuar manovrat e mazhorancës me ndalimin e koalicioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco