VIDEO/ Rama në Vlorë, Berisha: Këtu po pranon disfatën që e pret

VIDEO/ Rama në Vlorë, Berisha: Këtu po pranon disfatën që e pret

11:11, 28/09/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka veçuar jo pa qëllim një tjetër deklaratë të kreut të Qeverisë, Edi Rama, bërë dy ditë më parë në Vlorë, së cilës i ka vënë titullin ironik “Nga seriali çdo premtim - një mashtrim!" 

"Por këtu pranon disfatën që e pret!” tërheq vëmendjen Berisha dhe publikon pamjet.

Në videon në vijim, Rama shihet tek bën tri premtime të forta investimesh njerin pas tjetrit e shton edhe diçka më shumë: “...që të mos hapni llafe se unë nuk do të jem në Vlorë".

Nga fjalimi i Ramës:

“Procesi për fillimin e punës për  ndërtimin e Aeroportit të Vlorës u ndërpre nga karantina e përgjithshme. Në pak ditë, në javën e parë të tetorit, procesi do të rihapet dhe janë vetëm pak ditë ende  se do të fillojë aty ku u ndërpre, që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur pastaj kontratën për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Po në pjesën e parë të vitit të ardhshëm ne do të fillojmë ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Ama gjithë pjesa që lidh Ujin e Ftohtë me zonën e Orikumit, që kalojnë përmes Radhimës do të rindërtohet, që të mos hapni llafe se unë nuk do të jem në Vlorë.  Mos i hapni këto llafe.

Në Vlorë do të jem deri kur të jem Kryeministër dhe në Vlorë do të jem edhe pasi të mos jem më Kryeministër! Madje do të jem më shumë, se do të kem më pak angazhime për të shkuar në çdo cep të Shqipërisë."/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco