Basha: Jemi vendi me më pak testime, Rama nuk mëson nga dështimet

Basha: Jemi vendi me më pak testime, Rama nuk mëson nga dështimet

18:51, 23/09/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një komunikim live me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë ka denoncuar neglizhencën fatale të qeverisë Rama për të marrë masa në lidhje me situatën e pandemisë Covid-19, që sa vjen edhe po bëhet më alarmante.

“Dilte 10 orë në ditë në televizor kur vdekjet ishin 1/10 e atyre që janë sot, ndërsa tani është zhdukur, thua se nuk jemi më në pandemi. Ne do të paraqesim një plan-veprim pasi nuk mund të ngremë vetëm gishtin për të treguar gabimet. Duhet shkundur i pari i qeverisë dhe ministrja e Shëndetësisë. Ka kohë për t’u marrë me përgjegjësitë, por çdo orë që humbet me propagandë dhe premtime të pambajtura kushton jetë njerëzish dhe kushton shtrenjtë ekonomikisht”, tha Basha.

Kreu demokrat theksoi se brenda javës do të hartohet një propozim konkret drejtuar qeverisë: “Ju bëj thirrje, me gjithë lodhjen dhe demotivimin e personelit shëndetësor, që të bëjmë një përpjekje për të rreshtuar profesionalisht prioritetet akute dhe t’i dalim para të keqes së madhe. Brenda javës do të dalim me një propozim konkret drejtuar atyre që kanë akoma çelësat e qeverisjes. Tani nuk bëhet fjalë për politikë, por për jetën e bashkëqytetarëve tanë. Detyra jonë është të themi fort fjalën tonë për atë që duhet bërë urgjentisht”.

‘Mësuesit në Kosovë janë testuar dhe ka një përkushtim për t'i testuar në mënyrë periodike. Kurse te ne kryeministri nuk ua vuri veshin fare këshillave dhe sugjerimeve tona, po kështu as ministria përkatëse. Kjo që bëjmë sot nuk është një mbledhje e parakohshme.

Jemi futur tashmë në një garë me kohën. Është e pafalshme që 6 muaj pas pandemisë, nuk kanë asnjë informacion se si do të procedohet me masat.

Nuk dua të merrem me këtë dështim tani, nuk ka kohë. Por është e pafalshme që nëse ke dështuar në 6 muaj, të mos marrësh parasysh një dështim tjetër.  

Sot ne mbetemi vendi me numrin më të ulët të testimeve’, tha ndër të tjera Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E VERTETA24/09/2020 00:13

po mor ndyresire.do testosh per cromosomen 8.adn e trupit tone.o njerez beni kujdes nuk kane ndryshim rama nga basha.te jane shume te ndyre.luajne me ne

Shto koment

Denonco