VIDEO/ Vasili: PS ka shansin të ruajë konsensusin dhe të mos imitojë parlamentin

VIDEO/ Vasili: PS ka shansin të ruajë konsensusin dhe të mos imitojë parlamentin

13:30, 18/09/2020

Pas debatit për koalicionet zgjedhore, që çoi në ndërprerjen e mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar, Petrit Vasili i LSI-së, tha:

“Desha t’ju shpjegoj se bëhet fjalë për bojkotimin nga ana e PS-së së marrëveshjes së 14 janarit dhe të 5 qershorit. Kërkesa parimore e Opozitës së Bashkuar është një kërkesë që ndërton konsensus dhe dialog dhe ruan frymën e dy marrëveshjeve.

Sot jemi para faktit...Ne shpresojmë shumë dhe jemi këtu me durim të presim  që PS të mos bojkotojë në mënyrë përfundimtare, të njëanshme dhe të shkatërrojë konsensusin dhe të shënojë së paku një rekord të ri pozitiv përkundrejt rasteve shumë të rënda që ajo ndërmori në 30 korrik.

Ky besoj se është një shans i madh për PS-në, jo për Opozitën e Bashkuar, por opozita si gjithmonë në këtë Këshilli, ashtu siç bëri me marrëveshjen e 5 qershorit që po e respekton pikë për pikë, sërish po kërkon për të ruajtur Këshillin nga bojkotimi i njëanshëm i PS-së, imponimi i njëanshëm dhe dëshira e shfrenuar e PS-së për ta kthyer Këshillin Politik si një organizim konsensual në një instrument që thjesht do të imitonte parlamentin e njëanshëm.

Ky është thelbi i gjithë problemit dhe është moment i rëndësishëm për PS-në për të reflektuar dhe mos u zhytur në logjikën e njëanshme dhe nuk ndryshon faktet elektorale të PS-së që janë pa kthim dhe humbëse por do t’i ruante vendit një tension social e politik e të panevojshëm."

POR PER ÇFARE KA DEBATUAR OPOZITA E BASHKUAR ME PS? LETRA E BYLYKBASHIT DHE VASILIT, DREJTUAR KESHILLIT POLITIK

"Partia Socialiste propozon ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe tëformulës përkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet. Ky propozim i njëanshëm, ështëi papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Duke qenë se Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor ka filluar, kjo përbën ndryshim të rregullave në mes të procesit zgjedhor...

...Meqë mazhoranca kërkon të ndryshojë rregullat pa shkak të ligjshëm dhe në mënyrë të njënashme dhe ky propozim nuk pranohet nga Opozita, për shkak se bie ndesh me standardet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës, ndodhemi përpara një mosdakordësie. Rrjedhimisht, sipas Marrëveshjes së 14 Janarit të nënshkruar nga të dy palët, Këshilli Politik duhet të kërkojë paraprakisht opinionin e ekspertëve të OSBE/ODIHR-it dhe të pranojë asistencën e tij. Publikisht, OSBE-ODIHR ka rikonfirmuar gatishmërinë për të dhënë ekspertizë për Këshillin Politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco