Rama nën presion edhe brenda llojit, shtyn pa afat Asamblenë dhe i shpall zgjedhjet 'luftë'!

Rama nën presion edhe brenda llojit, shtyn pa afat Asamblenë dhe i shpall zgjedhjet 'luftë'!

10:20, 09/09/2020
A+ Aa A-

Ashtu siç ishte paralajmëruar në vijim të ndezjes së motorëve të fushatës elektorale të cilën e PS e ka nisur de fakto, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë e qendrore, kryesinë e ngushtë dhe të deleguarit si drejtues politikë në rrethe.

Sipas burimeve brenda takimit, Rama, ka deklaruar se `mandati i tretë` duhet konsideruar prej tyre si një luftë `për jetë a vdekje`, e cila duhet fituar me çdo kusht dhe mënyrë.

Si pasojë e presionit të madh brenda eksponentëve të Rilindjes dhe PS-së, për të futur emrin në listën e kandidatëve për deputet si dhe për të kapur ndonjë vend ministri edhe për këto pak muaj që kanë ngelur, kryetari Edi Rama ka vendosur që të shtyjë pa afat mbajtjen e Asamblesë Kombëtare që do të bëhej këtë të premte. Gjithashtu burimet thonë se presione ka edhe nga ministrat që janë përfolur këto ditë se do të shkarkohen në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Gjithsesi Rama është shfaqur i pasigurt për ekipin me të cilin do të shkojë në zgjedhje, dhe kjo është edhe një nga arsyet e kësaj shtyrje.

Në takimin e sotëm, Rama gjithashtu ka kërkuar nga `Shtabi elektoral` dhe posaçërisht nga drejtuesit politik në rrethe që brenda një periudhe të shkurtër, të dorëzojnë një raport të detajuar për gjendjen e PS-së në zonat që mbulojnë.

Gjithashtu përpara mbajtjes së Asamblesë kërkohen emra kandidatë potencialë për deputetë; krijimi i strukturave të përbëra nga njerëz  me ndikim në zonat përkatëse, si dhe nga biznesmenë e të tjerë të cilët së bashku duhen që të kthejnë borxhin 8 vjeçar, në synim të një mandate të tretë.

Përveç fjalës kyçe `Rindërtim`, kryeministri porositi që puna në bazë me njerëzit të fokusohet të menaxhimi `i suksesshëm` i pandemisë nga virusi COVID-19.

 Më herët në një rreth më të ngushtë porositë e Ramës kanë qenë edhe për një strategji demonizuese në media dhe rrjetet sociale ndaj opozitës, nëpërmjet evokimit të mëkateve dhe gabimeve të saj në kohën kur ka qenë në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco