Tmerri në kufi/ Agron Llakaj: Ky është krim! Turp Edi Rama, haram e paçi

Tmerri në kufi/ Agron Llakaj: Ky është krim! Turp Edi Rama, haram e paçi

13:33, 14/08/2020
A+ Aa A-

Mijëra qytetarë shqiptarë janë bllokuar në pikat doganore të Greqisë, për shkak të rregullave të reja që shteti helen ka vendosur për pandeminë. Fëmija, gra dhe të moshuar prej disa ditësh presin të kalojnë kufirin nën temperaturat ekstreme të verës dhe pa asnjë ndihmë nga institucionet shqiptare.

Aktori dhe drejtuesi i spektaklit “Al Pazar”, Agron Llakaj, në një reagim në rrjetet sociale, e cilëson atë që po ndodh me shqiptarët si një krim. Llakaj shprehet se është turp për Edi Ramën që njerëzit qëndrojnë me ditë dhe në temperatura të larta dhe askush nuk reagon.

Në reagimin e tij, Llakaj ka dhe një mesazh për qytetarët: “Turp Edi Rama! Edhe ju vëllezër dhe motra bashkë me fëmijë mos i harroni këto ditë…, pas 6 muajsh aty në Greqi do i keni, do t’ju bëjnë llapë për atë të shkrete votë…, por n.q.s do i harroni këto dite harram e paçi!”.

Mesazhi i plotë i Agron Llakaj:

“E kemi fatin, shpresë dhe marrëzi… na  jep një engjëll të na mbrojë o Zot !”…

Kjo është pamja e jonë nga viti në vit…, në pritje e pritje e pritje…, në radhë e në radhe e në radhë…, me ditë e netë të tera…, i nxehti përvëlues, mungesa e kushteve me minimale njerëzore!

Vijnë emigrantet dhe gdhihen në radhe, bir o Edi Rama, kë të qaj me parë! Radhë kilometrike në pritje pa zgjidhje…, po ky është krim more njerëz…, e përse vallë ne akoma jemi një shtet me brekët në fund të këmbëve?!

…hajde radha!!! Turp! Turp! Turp Edi Rama! Edhe ju vëllezër dhe motra bashkë me fëmijë mos i harroni këto ditë…, pas 6 muajsh aty në Greqi do i keni, do t’ju bëjnë llapë për atë të shkrete votë…, por n.q.s do i harroni këto dite harram e paçi!

Tani bërtisni…” jam krenar që jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoftë!!!

View this post on Instagram

....” e kemi fatin,shprese dhe marrezi ....,na jep nje engjell te na mbroje o Zot !”...,kjo eshte pamja e jone nga viti ne vit...,ne pritje e pritje e pritje...,ne radhe e ne radhe e ne radhe....,me dite e nete te tera...,i nxehti pervelues,mungesa e kushteve me minimale njerezore!”Vijne emigrantet dhe gdhihen ne radhe,bir o Edi Rama,ke te qaj me pare ! Radhe kilometrike ne pritje pa zgjidhje....,po ky eshte krim more njerez...., ,e perse valle ne akoma jemi nje shtet me breket ne fund te kembeve ?! ...hajde radha !!!Turp! Turp ! Turp Edi Rama !Edhe ju vellezer dhe motra bashke me femije mos i harroni keto dite....,pas 6 muajsh aty ne greqi do i keni,do tju shtrihen nen kembe per ate te shkrete vote ...,por nqs do i harroni keto dite harram e paci ! Tani bertisni...” jam krenar qe jam shqiptar “!...Zoti ju ndihmoft !!! ????????????????????????

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kola16/08/2020 20:01

Bravo Goni me mire vone se kurre

Agron trapi15/08/2020 06:21

Po pse ore llapaqen prape Edi Rama e ka fajin per rradhen? Njoftimet jane bere nga qeveria greke per levizjet hyrjet e daljet qe do jene te kufizuara... Keta qe, qahen tani pse ju krujt e erdhen ne kohe pandemie... Te rrinin atje ku ishin e nje vit pa plazh nuk i gjen gje por o burra shkojmë grumbull ne det... Andaj po shtohen rastet perdite e me shume... Nuk kini turp ju Agron Llaka qe perfitoni te beni poltiken tuaj mbi situaten... Siduket i mbushje me mire xhepat me Salushin e lulushin...

Shqiptari14/08/2020 22:22

AGRON LLAKA ESHTE I MADH!!! ME TE VERTETE KUJTESA E SHQIPTAREVE ZGJAT VETEM 3 MUAJ. PRA NESE ZGJEDHJET DO TE BEHEN NE MAJ, I BIE 8 MUAJ, PRA KUJTESA E SHQIPTAREVE E KALON AFATIN E VLEFSHMERISE BIOLOGJIKE, LLOGJIKE DHE PSIQIKE!! ATA E KANE HARRUAR PAS 3 MUAJSH!!! PERSERI DO TE THERRASIN: RROFTE EDI RAMA!!! HALL I PASTE EDHE 2 MANDATE TE TJERA SEPSE ESHTE TAMAM NJE LIDER I VERTETE, SIC E THA DJE EDHE UTURAKU I TIJ, LALAI PLEHU!!!

tirana14/08/2020 19:46

Harroi ky " gon llaku " se ka me me shume se 20 e sa vjet qe eshte tallur me Doktorin sa tek telebingo aq edhe tek portokallia deri ne skizofreni , me nje urrejtje deri edhe politike per ti hapur rrugen rilindjes per te ardhur ne pushtet edhe nepermjet " artit " te estrades ...???!!! Tani na del e na hiqet si burre esnaf se gjoja i vjen " shume keq " per popullin e shkrete qe dergjet rrugeve te kurbetit per nje jetese me te mire se ate qe sot na servir qeverisja e rilindjes . Edhe ky mesazh duket se po luhet ne kuader te pjeseve : " the best " te Al pazar ....???!!!

Emri14/08/2020 14:13

O Agron o Agron , po pse mo tani po e merni vesh kush jane edvin rama dhe kompani !? Po jane bij te DIKTATURES 1944-1990 , ppsh -pssh jane nje dhe me Shqipetaret keshtu kane bere gjithmon . Mos u genje nga kocka qe te japin sot se ATA te 1944-tres , mbi koke do ti keni gjithmon. AGRON, TANI BERTIT .... O SA MIRE QE JAM SOCILIST !

Landi14/08/2020 13:54

He shejtan, se kot ben diten e votimeve, si tepelens koke-govate, qe ne 7 te mengjesit, votoni per shokun mozi dhe xhaxhi edin

Ridhjeresi14/08/2020 13:49

Haram e paçi voten e Gones! Hahahahahah

Shto koment

Denonco