Vdekja e Bajos/ Mediu: Fati nuk paska qenë më ty miku im

Vdekja e Bajos/ Mediu: Fati nuk paska qenë më ty miku im

11:52, 09/08/2020
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu reagoi pas lajmit për ndarjen nga jeta të skulptorit Arben Bajo.

POSTIMI

Sot u largua nga jeta miku i veçantë, artisti i talentuar, pedagogu Arben Bajo.

Ai luftoi me COVID-19, por nuk mundi t’ia dalë me gjithë angazhimin e mjekëve dhe mbështetjen e miqve dhe njerëzve të dashur.

Fati nuk paska qenë me ty miku im.

Mungesa jote do jetë e madhe për të gjithë, por në mënyrë të veçantë për familjen.

Sot të gjithë jemi pranë familjes Bajo, Teutës dhe vajzës. Zoti I dhëntë kurajo për të kaluar këtë moment shumë të vështirë.

Kjo është një humbje e madhe Arben kur askush nuk e priste.

U prehsh në paqe miku im zemërbardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco