Paloka: Çfarë di Taulant Balla për komunikimin e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?

Paloka: Çfarë di Taulant Balla për komunikimin e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?

21:02, 08/08/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është drejtuar me disa pyetje Taulant Ballës ky i fundit reagoi në lidhje me postimin e kreut të PD-së, Basha, për drejtësinë e vonuar që do të vihet në vend për 4 oficerët e policisë të vrarë 11 vite më parë nga Dritan Dajti, të cilin Rilindja po kërkon ta lirojë nga burgu me çdo mekanizëm të mundshëm.

‘Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës?

Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët qe po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre?

Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?

Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?

A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?

Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.

Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet!’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t08/08/2020 21:27

Drejtesia patjeter qe do behet me Kim Ir Senin e ambasades anerikane

Shto koment

Denonco