‘Rama dështoi në menaxhimin e pandemisë’/ Spahiu: Paaftësia dhe klientelizmi, sollën krizën ekonomike si në '97

‘Rama dështoi në menaxhimin e pandemisë’/ Spahiu: Paaftësia dhe klientelizmi, sollën krizën ekonomike si në '97

17:41, 07/08/2020
A+ Aa A-

Qeveria Rama ka dështuar në menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe si pasojë ka krijuar një ‘gropë’ edhe më të madhe në ekonominë e rënduar shqiptare.

‘Pavarsisht rishikimit që i është bërë buxhetit të shtetit për herë të tretë nga qeveria, prarashikimi i rënies së të ardhurave me 4% krahasuar me një vit më parë, ngelet më shumë një dëshirë e qeverisë sesa një realitet ekonomik’, ka thënë ish deputeti i LSI-së Përparim Spahiu.

Në një postim në Facebook, Spahiu ka argumentuar se paaftësia dhe klientelizmi i kësaj qeverie, e kanë çuar ekonominë e vendit në përmasat e krizës ekonomike të vitit '97.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut:

Qeveria Rama dështoi në menaxhimin e pandemisë Covid 19.

Pavarsisht rishikimit që i është bërë buxhetit të shtetit për herë të tretë nga qeveria, prarashikimi i rënies së të ardhurave me 4% krahasuar me një vit më parë, ngelet më shumë një dëshirë e qeverisë sesa një realitet ekonomik.

Realizimi i të ardhurave për buxhetin e shtetit nuk mund të bazohet mbi dëshirat apo orekset e Ministres së Financave. Sado të përpiqen të manipulojnë treguesit kryesor të ekonomisë, faktet flasin qartë.

Deficiti në buxhetin e shtetit për vitin 2020 ka shkuar duke u thelluar në 1.1 miliard euro, pasi tkurrja e të ardhurave pritet të jenë me -17%, ndërkohë që shpenzimet priten të rriten me 18% më shumë se një vit më parë.

Qeveria jo vetëm që nuk bën asnjë përpjekje për të frenuar rënien drastike të të ardhurave në buxhetin e shtetit, nuk merr as mundimin për të diskutuar, rishikuar apo negociuar ndryshime të mundëshme të  kontratave të PPP-ve.

Pra shpenzimet rriten me 18% për kontrata, në shumicën e rasteve të panevojme, për momentet që po kalojmë.

Si do ta zgjidhi defiçitin e krijuar qeveria, kur të ardhurat ulen e shpenzimet rriten?

Sigurisht duke rritur borxhin, barrën financiare të çdo shqiptari.

Borxhi për frymë që shqiptarët duhet të paguajnë pas 7 viteve ka arritur në 4492 euro/frymë.

Paaftësia dhe klientelizmi i kësaj qeverie e kanë çuar ekonominë e vendit në përmasat e krizës ekonomike të vitit '97.

Zgjidhja në këto kushte do të ishte mbështetja serioze e bizneseve, investimeve të reja të munguara prej kohësh, kjo për të ndaluar rritjen e papunësisë, rënien e konsumit dhe falimentimin e tyre. Çlirimi ekonomisë nga tentakulat e qeverisë për të kontrolluar dhe orientuar tregun si dhe heqja dorë nga shantazhet, kërcënimet dhe gjobvënjet ndaj çdo biznesi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco