‘Dritan Dajti drejt lirimit, ekzekutohen për së dyti Dëshmorët e Atdheut’

‘Dritan Dajti drejt lirimit, ekzekutohen për së dyti Dëshmorët e Atdheut’

11:52, 07/08/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Ekzekutohen për së dyti nga Edvin Hajduti katër Dëshmorët e Atdheut! Vrasesi serial Dritan Dajti drejt lirimit. Narko-apeli i Elbasanit lë në fuqi heqjen e katër dënimeve me vdekje për vrasësin serial.

Pas 11 vitesh, Edvin Hajduti ekzekutoi për së dyti katër Dëshmorët e Atdheut, oficeret e policisë Sajmir Duçkollari, Kastriot Feskaj, Fatos Xhani, Altin Dizdari, të cilët ranë në krye të detyrës me datë 7 gusht 2009 nga breshëritë e vrasësit serial Dritan Dajti në përpjekje për të arrestuar atë pas vrasjes së biznesmenit Agim Beqo.

Edvin Hajduti duke përdorur SPAK-un e narko-partisë dhe gjykatës kriminele, i hoqi në janar 2020 katër dënime me vdekje vrasësit të tyre serial dhe mikut të tij, Dritan Dajti për vrasjen e katër oficerëve të policisë dhe i shndërroi ato në 25 vjet heqje lirie, d.m.th në 6 vite burg për një oficer policie të rënë në krye të detyrës.

Ne atë kohë mediat, forcat politike, përfaqësite diplomatike dhe reaguan. Por në narkoshtet nuk habia zgjat kurrë më shumë se 24 orë.

Këtë vendim kriminal të pashembullt në botë, Edvin Hajduti arriti që ta rikonfirmojë për së dyti për mikun e tij edhe në narko-gjykaten e apelit të Elbasanit.

Kështu që sot vrasësi serial Dritan Dajti, që po shkon drejt lirimit, i dërgoi një telegram mirënjohje mikut të vet Edvin Hajduti për ekzekutimin për së dyti të viktimave të tij.

Këtë sukses të ri Edvin Hajduti e arriti pasi me Dvoran-reformën e shndërroi drejtësinë në degë të ekzekutivit të narko-shtetit, standardet e të cilës janë:

1-Nuk mund dënohet asnjë zyrtar i narko-shtetit. E kundërta përbën vepër penale!

2-Asnjë kapobandë e partisë nuk mund të dënohet me burg. E kundërta dënohet me plumb pas veshi.

3-Të gjithë vrasësit serialë të partisë të dënuar para Dvoran- reformës me dënim të përjetshëm, lirohen nga burgjet. E kundërta, shif pikën 2.

4-Vrasja e një oficeri policie në detyrë nga vrasës serial të narko-partisë dënohet jo më shumë se 6 vite burg. E kundërta si në pikën 2.

Duke u përulur me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme dhe kujtimit të ndritur të Dëshmorëve të Atdheut, Sajmir Duçkollari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari, dënoj me ashpërsinë më të madhe ekzekutimin e tyre për së dyti pas 11 vitesh të rënies së tyre në krye të detyrës nga Edvin Hajduti dhe narko-horrat e tij të narko-drejtësisë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lor07/08/2020 12:10

Kujdes dr Berisha se doli krye servili e hajduti genc ruli me perzen nga PD ja nje legjend si ty

Shto koment

Denonco