‘Bëra të pasur Fred Pezën, si s’do bëja veten?!’- IRIQI bisedon me Ylli Ndroqin

‘Bëra të pasur Fred Pezën, si s’do bëja veten?!’- IRIQI bisedon me Ylli Ndroqin

12:18, 06/08/2020

Iriqi:- Pse e ndryshove emrin?

Ndroqi:- Doja të bëhesha deputet. Andaj nga Xhemal, e bëra Ylli. Se do isha majtas. Po nuk më eci. Duhen gjashtë pseudonime, më thanë.

Iriqi:- Po gjithë këtë pasuri e prona si e bëre?

Ndroqi:- Mua më pasuruan partitë. Se as mend kam, as shkollë s’kam bërë. Vijnë fushatat dhe trokasin korrierët e partive me thasë me lekë.

Iriqi:- Po a janë të ligjshme?

Ndroqi:- Kështu doli. Janë të pastra. Të pastra fare.

Iriqi:- Ku doli?

Ndroqi:- Po a u hetua deputeti Peza që e kisha drejtor? Unë i dhashë 1 milion euro. E ai bleu aksione banke. Pra u bë bankier. U hetua, u stërhetua e doli në rregull. Qe i virgjër. Kështu për rrjedhojë jam dhe unë. Se nga i njëjti thes jemi ushqyer Fredi dhe Ylli.

Iriqi:- Po kaq shumë para të kanë dhënë për zgjedhje?

Ndroqi:- Pa fund. Thasë e thasë.

Iriqi:- Po pse nuk u kërkove dokument?

Ndroqi:- U kërkova. Dhe asnjëherë nuk më dhanë. Vetëm qeshnin.

Iriqi:- Qeshnin?

Ndroqi:- Po. Justifikoheshin se dhe partitë ua merrnin lekët kandidatëve pa dokument. P.sh ti Iriq do që të bëhesh deputet? I çon partisë 300 mijë euro. Po pa dokument. Se hajduti, vrasësi, banditi nuk lëshojnë fatura. Nga ato para pastaj më jepnin mua. Unë paguaja rroga, roje, ndërtesa dhe blija prona.

Iriqi:- Atëherë pse po të akuzojnë?

Ndroqi:- Se po vijnë zgjedhjet e duan të më paguajnë më pak se më parë.

Iriqi:- Je i shqetësuar që u vendos një administrator nga shteti?

Ndroqi:- Jam i gëzuar. Se tani duket sikur ORA NEWS është e shtetit dhe nuk na sjell faturë OSHEE dhe Ujësjellësi. Na lenë rehat dhe për siguracionet. Do zoti e lenë nja tre vjet që të ndërtoj dhe një kullë krahas kësaj që kam.

Iriqi:- Ti ke zezakë si roje.

Ndroqi:- Hahaha, ata janë djem nga fshati. I kam kushërinj, por i lyej çdo mëngjes. Kur shkoj në pritje dhe restorante, tregojnë respekt të madh. U dukem si ambasador amerikan. U them të mësojnë dhe anglisht, por nuk ia thonë. Më ngjajnë mua. Dru unë, dru ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco