Pyetje publike për Ben Blushin/ Kush i falsifikoi firmat e vajzës së tij?

Pyetje publike për Ben Blushin/ Kush i falsifikoi firmat e vajzës së tij?

11:01, 06/08/2020
A+ Aa A-

Prej disa muajsh, CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në lidhje me pasurinë e ish-politikanit Ben Blushi.

Ne kemi denoncuar edhe blerjen e një pasurie nga Ben Blushi për vajzën e tij, Natali Blushi, në qendër të qytetit të Korçës, atë që sot njihet si “Pub Republika”.

Në dy ditët e fundit, CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive, sesi një pronë me vlerë 500 milionë lekë, është blerë nga Ben Blushi, për vajzën e tij, për vetëm 30 mijë euro.

Po ashtu ai ka blerë edhe një garazh rreth 60 metër katëror, e cila është vënë në funksion të biznesit të Natali Blushit, është blerë për vetëm 500 mijë lekë.

Pra, një njësi shërbimi, e cila në total shkon 200 metër katëror, nga Ben Blushi është blerë për një shumë qesharake

Por, ndërkohë, sot CNA.al do të publikojë një tjetër detaj, i cili hedh dyshime të forta në lidhje me vërtetësinë e firmës së Natali Blushit.

Më poshtë do të sjellim dy dokumente, e para është kontrata e përpiluar pranë noteres Violeta Sulkaj, në lidhje me shit-blerjen e pronës në Korçë, dhe e dyta është deklarimi i pasurisë nga ish-politikani Ben Blushi.

ImageImage

Ajo që bie në sy, nga investigimet e bëra, nga dokumentet që kemi siguruar, pra nga deklarimet e pasurive të Ben Blushit, marrë pranë institucioneve shtetërore dhe nga kontratat e shitjes, të cilat janë dorëzuar pranë Kadastrës, pra Hipotekës, me një sy të lirë, duke vëzhguar firmat e vajzës së tij, Natali Blushi duken se janë të ndryshme.

Tani, ose i kanë falsifikuar firmën Natali Blushit, kur kanë plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë, ose i kanë falsifikuar firmën Natalisë kur është bërë kontrata e shit-blerjes.

Në një nga të dyja firma nuk është saja, për të mos thënë se nuk është tek të dyja. Prandaj pyetja e shtruar publikisht Ben Blushit apo dhe zonjës së tij Eva Blushit është: Kush e ka falsifikuar firmën e Natali Blushit dhe në cilin nga këto dokumente është firma falso?

Pasi duket qartësisht se nuk është firma e saj. Në të dy dokumentet janë dy firma të ndryshme.

CNA.al do të thellojë më tej investigimin, jo vetëm duke marrë duke çuar firmat tek ekspertë për të marrë përgjigjen, por gjithashtu po verifikojmë edhe të dhëna të tjera zyrtare, përfshirë këtu edhe institucione dhe ekspertë për të na thënë a është vërtetë firma e Natali Blushit./ CNA.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ladi06/08/2020 12:31

Ne ate prone (ish cerdhe) monument kulture u ndertua ky objekt.Por pas cerdhes ishte nje shtepi e vjeter qe nuk ishte prone e cerdhes ku jetonte nje familje e cila u genjye per ta nxjere duke i gjetur nje shtepi me qera dhe duke e mashtruar per t'a sistemuar bashkia dhe kjo prone u zaptua.Kjo vjedhje (kuptohet me falsifikime) duhet te investigohet si eshte vjedhur.

Shto koment

Denonco