Edhe testet serologjike në QSUT me rezultate false, pse hesht qeveria?!

Edhe testet serologjike në QSUT me rezultate false, pse hesht qeveria?!

12:04, 05/08/2020
A+ Aa A-

Mjeku dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili ka qenë mjaft aktiv në demontimin e propagandës qeveritare për “luftën” që po bën për tejkalimin e situatës së pandemisë, ka denoncuar sërish një skandal tjetër.

Sipas Spahisë, pas tamponëve që nuk japin rezultate të saktë, edhe testet serologjike që po bëhen në vetë laboratorin e QSUT, janë false.

“Pas tamponëve që nuk japin rezultatin e saktë, vijnë denoncime edhe për testet serologjike! Ka ndodhur tek personeli shëndetësor i vetë laboratorit të QSUT! Një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT dhe del negativ. Përsërit testin serologjik tek spitali amerikan dhe del pozitiv!!!!

A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm?

A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë?

Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës!

Akoma më serioze është situata, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta!
Serbia: 80 519 teste/1 milionë banorë; Mali i Zi: 58 515 teste /1 milionë banorë; Maqedonia e Veriut 51 300 teste /1 milionë banorë;Bosnje Hercegovina: 43 910 teste /1 milionë banorë.
Shqipëria: 13 033 teste/1 milionë banorë!”,
denoncon ish-deputeti Spahia.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco