Propozimet e kandidaturave në PD/ Mustafaj: Ka prurje jashtëzakonisht të pasura

Propozimet e kandidaturave në PD/ Mustafaj: Ka prurje jashtëzakonisht të pasura

12:18, 04/08/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, pjesë e Komisionit për Vlerësimin e Kandidaturave në PD, deklaroi se ka një prurje të jashtëzakonshme.

Ai tha se ky është një proces delikat. Komentet e Mustafajt erdhën pas takimit me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Nuk jam zëdhënësi i Komisionit, por mund të them përshtypjet e mia personale të cilat janë shumë optimiste.

Është një proces i ri, i panjohur në historinë politike të Shqipërisë së këtyre 30 viteve. Unë konstatova se ka një prurje jashtëzakonisht të pasur, çka tregon se propozimet e demokratëve në të gjithë Shqipërinë kanë qenë serioze.

Ne jemi seriozisht të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontigjenti që përbëjnë burime njerëzore të mëdha, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë.

Gjërat janë në vazhdim, unë shpresoj që, në fund të këtij procesi, të dal i paturpëruar, sepse është detyra më e vështirë, më delikate dhe më komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër.” theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana05/08/2020 22:00

Ky eshte nga ata politikane te PD qe as te kap e as te leshon , por te mban varur .

KS04/08/2020 22:54

Ishalla nuk e mbushni me spiuna ose me Koporata me kto prurjet e reja pa asnje kontribut ne PD, dhe bile bile ato qe mbajten opozite 8 vjet hudhini ne rruge dhe zevendesojini me kto prurjet e reja.

Julian 04/08/2020 19:11

Mbeshtetesit e soros kurves duhen djegur

bamiri04/08/2020 15:11

Po Mustafaj etj qe vleresojne kandidatet do jene ne liste per deputete? Se pa ata nuk ka kuptim lista

Populli04/08/2020 14:19

Kur paska prurje kaq te pasura, dashkemi te kursejme pasurimin e tyre, apo ata qe kane bejne me keq?! Lere se u ngaterrova edituesi e ka fjalen per tjter lloj pasurie...

Shto koment

Denonco