Balliu në Syri Tv: Verifikimi i Deputetëve hap i guximshëm, Basha hoqi dorë nga fuqitë e tij për t’ia dhënë anëtarësisë

Balliu në Syri Tv: Verifikimi i Deputetëve hap i guximshëm, Basha hoqi dorë nga fuqitë e tij për t’ia dhënë anëtarësisë

21:58, 03/08/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i ftuar në edicionin e orës 17.00 në Syri Tv, ka komentuar fillimisht ngritjen e komisionit të verifikimit të kandidatëve për deputet brenda PD-së, të përbërë nga figura të elitës shoqërore.

Balliu tha se ky hap është i pari dhe historik jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, duke e cilësuar të guximshëm.

‘Fillimisht duhet thënë që është hera e parë në histori që një parti politike merr një hap kaq të guximshëm për demokratizimin e mëtejshëm të vetë Partisë Demokratike, por edhe partive të tjera.

Ky proces është një proces që do të pasurojë por edhe do tu japë mundësi të gjithë qytetarëve që kanë ndjenjën e procesit politik të zgjedhjeve që të propozojnë emrat e tyre.

Ky është një moment historic jo vetëm për PD-në por dhe për gjithë vendin.

Dhe nuk duhet të na bëjë përshtypje që e bën PD.

Në lidhje me komisionin për verifikimin e figurave duhet thënë që janë figura të jashtëzakonshme, që i përkasin elitës poltike, juridike, por edhe akademike të vendit.

Ky komision do të ketë për detyrë të marrë në konsideratë të gjitha propozimet që duhet thënë që janë të shumtë.

Pas këtij procesi këto kandidatura do të kthehen në bazë për tu rizgjedhur dhe më pas do të kalojnë në Këshillin Kombëtar ku do të vendoset për emrat përfundimtar…’

I pyetur se kur do të kemi një panoramë të qartë të kandidatëve për deputet, Balliu tha se Basha hoqi nga fuqitë e tij për tia dhënë anëtarëve.

‘Procesi do vazhdojë edhe në gusht. Kjo është faza e dytë që është puna e komisionit të vlerësimit që do të vlerësojë propozimet.

Është një punë voluminoze sepse janë qindra propozime nga baza.

Roli i kreut të PD-së në këtë process është që ti jepte fuqi anëtarëve të thjeshtë.

Pra Basha hoqi fuqitë e veta dhe ia dha anëtarëve.

Patjetër, në fund do të jetë firma e Lulzim Bashës, i cili do të firmosë listën që do të jetë prodhuar nga vlerësimet e gjithë Partisë Demokratike.

Kjo tregon cila është mendësia e Partisë Demokratike.

E cila siç po bën me Partinë e saj ashtu do të bëje nesër edhe me Shqipërinë.

Dhe jo sic po ndodh në krahu tjetër me Rilindjen, e mbushur me emra banditësh dhe kriminelësh.

Për këtë mund tju tregojmë rastin më konkret atë të z. Plasari, i cili vjen nga elita kulturore shqiptare.

Ky emër është propozuar nga baza.

Ka shumë të rinj dhe të reja që janë propozuar. Do të jetë një listë për çdo demokrat, por edhe për çdo shqiptar që do votojë atë listë…’

Balliu foli edhe për të ikurit që po rikthehen në Partinë Demokratike, por edhe ata që nuk do kenë më vend në këtë parti.

‘Në nuk po flasim për njerëz që shesin Partinë për një vend në bankën e Shqipërisë, kjo është gjë tjetër. Në po flasim për njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë parti dhe vazhdojnë ta japin, pavarësisht se mund të mos kenë qenë pjesë e një mandate.

Këtu është fjala për t’u bashkuar kundër një të keqe të madhe që është Edi Rama.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco