Tensioni i reflektohet në sy/ Rama u bishtnon pyetjeve dhe gënjen

Tensioni i reflektohet në sy/ Rama u bishtnon pyetjeve dhe gënjen

14:13, 15/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u shfaq i tensionuar sërish në konferencën për shtyp në krah të Taulant Ballës. Në ndryshim nga konferenca e parë, kur dukej i zymtë, Rama u përpoq që ta kalonte me batuta këtë moment.

Megjithatë, tensioni i lexohej që në sy. Fotot e syve të tij të përgjakur u bënë virale në rrjetet sociale.

Kjo për shkak se i duhej të sulmonte hapur Gjermaninë dhe përfaqësuesin e saj të CDU/CSU, që e kanë kushtëzuar tërheqjen nga ndryshimet kushtetuese me integrimin e vendit.

Gjermania kërkon hapur reformë gjithëpërfshirëse konsensuale, kurse Rama gënjeu duke thënë se kërkohet vetëm reformë.

Po ashtu vazhdoi të gënjente kur tha se ndryshimet kushtetuese bëhen për listat e hapura, kur ato bëhen për ndalimin e koalicioneve. Rama mohoi ndalimin e koalicioneve, por ato ndalohen automatikisht me atë tekst që ka miratuar ai dhe njerëzit e tij.

Nga ana tjetër, Rama u bishtnoi pyetjeve. Ai nuk u përgjigj se përse erdhi në pushtet me koalicion me LSI në vitin 2013 dhe tani i quan koalicionet të pamoralshme, kur Lulzim Basha është pranë pushtetit.

Po ashtu nuk komentoi as videon e vitit 2012, publikuar nga presidenti Ilir Meta, ku shihet Rama teksa thotë se nuk do bëjë kurrë gabimin e kalimit të ndryshimeve kushtetuese me nxitim.

Po ashtu nuk tha se përse nuk u diskutuan listat e hapura në kohën kur diskutohej reforma, pasi edhe atëherë qytetarët ishin në shumicë pro tyre.

Në një orë e gjysmë fjalim e batuta, ai nuk tha asgjë interesante, përveç faktit që u hapi luftë të gjithëve, që nga opozita e deri te ndërkombëtarët.

Nuk iu përgjigj direkt as pyetjes nëse do mbajë përgjegjësi si bllokues i integrimit të vendit.

Në fakt prej dy mandatesh në pushtet të Ramës, integrimi nuk ka bërë asnjë hap përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Thelight15/07/2020 20:00

Eshte nje shenje karakteristike per ata qe marrin droge - ne momentin qe e kane marre dozen gjeja e pare qe reflektohet eshte skuqja e syve. Prandaj nese do te dalloni nese KM i juaj sapo ka marre doze shikoni syte

cak15/07/2020 17:22

Më i gjatë ishte "fjalimi" i Ramës pas pyetjes së gazettarit të Top Channel Baton Veliaj, se fjalimi me të cilin nisi konfrenca e shtypit. Dukshëm "gojtari" i madh e nisi takimin në nje gjendje të rënduar emocionale pasi nuk dinte nga ta nist e për çfarë të fliste, Po merte frymë me shumë vështirësi e në sy ju duk shenja e përskuqejes , një shenjë që tregon tension të gjakut. Pata përshtypjen se nuk do të mund ta vazhdonte këtë takim, por pas pyetjes së parë të Top Channel e asaj të dytë të Klanit që e orientuan disi, sikur e mori veten dhe frymëmarja sikur filloi ti normalizohej.. Do ti bëja thirrje zonjës së nderuar neurolloge Rakaçolli, që këto ditë të përkujdeset më shumë për Komandantin që ka ngarkesa të shumta emocionale e mos të na i ndodhë ndonjë gjë megjithë këto halle të shumta ku e ka futur veten. Nuk është gjë e vogël e të nxjerrësh shpatën kundër të gjithëve, opozitës së mbrendëshme e të jashtëme, opozitës presidenciale, e më keq akoma edhe opozitës SHBA, Angli e BE. Veç mjekes së nderuar, pranë komandantit duhet ti rijë pranë edhe Mamica Spiropali me shaminë gati, se njeri ishte edhe Skënderbeu, ndonëse dijetari i shquar Muç Nano e ka quajtur produkt të legjendave. Nuk lihet vetëm komandanti në një situatë të tillë , vetëm me doktor Tao Pallën, që nuk di ti bëjë shërbim e së paku ti mbushë një gotë me ujë komandantit të madh që mezi mer frymë nga sikleti. Për Partinë e ka i gjori komandant gjithë këtë hall e doktor Taon për të mbajtur partinë e ka caktuar si shef të saj në parlamentin pluralist të mbushur me robaqepës të bezdisur e "kërpërata" e brigadierë kooperativash që i sulen me tërbimdhe e detyrojnë që të mbushë vullnetin e tyre, duke e injoruar vullnetin e shumicës ripjellëse. Me gazetarët e ka gjetur mënyrën si ti bëjë dredha pyetjeve. Ata e pyesin për hallet e Shqipërisë, ai hidhet e flet për galaktikat e gjithësisë. Sa të shpjegojë ai arsyen e arsyeshme të lëvizjes së trupave qiellorë në kozmos, mbaron konferenca e shtypit pa marë vesh as gazetarët e as shqiptarët se për çfarë foli.

Shqiptari15/07/2020 14:53

GJITHMONE DIKTATORET DHE LIDERET ANADOLLAKE, TE KORRUPTUAR DHE AUTORITARISTE, PERDORIN SHPREHJEN: UNE KAM BERE SHUME LISHIME, PER OPOZTEN, PER JU, PER KETE, PER ATE!!! PRA, KY I PASKA NE DORE TE GJITHE, DHE LESHIMET QENKAN VETEM NE DOREN E TIJ!! PO VULLNETI I SOVRANIT, PO LIGJET, KUSHTETUTA, INSTITUCIONET KUSHTETUESE TE NJE SHTETI PER CFARE JANE?? KUR VEPRON SIPAS LIGJIT DHE KUSHTETUTES, KY LEGEN NA THOTE, BERA UNE LESHIME!!! PO KUR I SHKEL TE GJITHA, NE EMER TE KUJT VEPRON???!!!! KY KUJTON SE DO TA HANE NJEREZIT PERSERI SAPUNIN PER DJATH??/ KY KUJTON SE DUKE ZHVILLUAR KONFERENCA SHTYPI MARATONE NEN EFEKTIN E KOKAINES, DUKET BURRE I MIRE DHE UDHEHEQES I DASHUR PER POPULLIN??? KY PALAÇO I KA NE TIP, NE KARAKTER, NE GJAK DHE NE GEN MASHTRIMET. BEHET DHE HIQET SI VIKTIME, SI MI, SI LEPUR, SI ZVARRANIK, SI PULE E LAGUR, SI GJYNAFQAR, SI I VOBEKT, SI QYQAR. POR SAPO E ARRIN ATE QE DO, MENJEHERE I VE SHQELMIN TE GJITHEVE, BEHET UJK, TIGER, GJARPER HELMUES, I PAMESHIRSHEM. EGERSIRE, AMORAL, IMORAL, SHPIFES, TRILLUES SHEMBULLOR, ARROGANT DHE SHTYPES I GJITHÇKAJE!!!! QE I VOGEL, QE NE FEMIJERI E NE ADOLESHENCE, I MASHTRONTE BASHKEMOSHATARET, SILLEJ SI SHOK I MIRE, I DASHUR SA UA MERRTE ATO QE DONTE, SA UA HANTE INGRANAZHIN APO HALLVEN, SAPO ATA TE SHKRETET IA JEPNIN, AI I TALLTE, I SHANTE, I GODISTE ME SHKELMA DHE I INJORONTE, BEHEJ I DHUNSHEM DERI NE PAPERMBAJTJE SHTAZARAKE! PO ASHTU EDHE NE RIMI, PO ASHTU SI NJERI, SI BIR E SI BASHKESHORT! PO ASHTU EDHE NE PUNE, PO ASHTU EDHE NE POLITIKE, PO ASHTU KA MBETUR EDHE TANI!!! JANE DISA GJERA TEK NJERIU QE NUK NDRYSHOJNE KURRE. ATO LINDIN DHE VDESIN BASHKE ME NJERIUN!!! A NUK JU MJAFTOJNE HISTORITE E TIJ HISTERIKE, SHENDETESORE, PSIQIKE, PERSONALE DHE FAMILJARE??? A NUK JU MJAFTON QE ESHTE PERDORUES DROGASG TE FORTA??? A NUK JU MJAFTOJNE KETO 22 VITE QE E KEMI PREZENT NE DISA DETYRA SHTETERORE MJAFT JETIKE PER POPULLIN DHE VENDIN???? A NUK JU MJAFTOJNE KETO 8 VITE NE PUSHTET SI KRYEMINISTRI ME I DESHTUAR NE BOTE??? A NUK JU MJAFTON GJENDJA TOTALE EKONOMIKE, POLITIKE, MORALE, FINANCIARE DHE KUSHTETUESE KU NDODHET SHQIPERIA???!!! A NUK JU MJAFTOJNE BOSHATISJA E XHEPAVE DHE VARFERIMI DERI NE MJERIM I NJEREZVE, PER SHKAK TE VJEDHJEVE GJIGANDE ME PPP, KONCENSIONE DHE MASHTRIME DHJETRA VJEÇARE???? A DONI TA MBANI ME MBI KURRIZ, KETE MONSTER DHE NARKO-BANDEN E TIJ, QE TE NA VJEDHE, TE NA VARFEROJE, TE NA MJEROJE E TE NA MARRE EDHE JETEN???!!!! A DONI QE VENDI YNE TE MBETET PERGJITHONE JASHTE BE NEN THUNDREN DHE PUSHTETIN E GRUPIT TE STRUKTURUAR KRIMINAL NE BOTE "RILINDJA"???? KY SATRAP DHE NAKO=BANDA E TIJ DUHEN RREZUAR NJE ORE DHE ME PARE!!!

Shto koment

Denonco