Nard Ndoka i ofron kompromis Ramës: Pse nuk bëhesh President i Flamurtarit?

Nard Ndoka i ofron kompromis Ramës: Pse nuk bëhesh President i Flamurtarit?

14:34, 11/07/2020
A+ Aa A-

Kryetari demokristian, Nard Ndoka ironizoi me lajmin e një dite më parë se kryeministri Edi Rama i ka ofruar një pazar kreut të opozitës: Basha të bëhet kryeministër, kurse Rama të bëhet president.

Qëllimi i Ramës është që të ndalojë koalicionet, duke e ditur se ato i japin avantazh të madh opozitës.

Ndoka, në një postim online, shkruan: “Pse nuk bëhesh President i Flamurtarit”, duke qenë se Rama është deputet i Vlorës dhe ka jo pak lidhje me presidentin aktual të ekipit vlonjat.

“Një zgjidhje e mirë, mbasi do të jesh President patjetër,” vijon Ndoka, që është në koalicion me Bashën.

Rama deklaroi në mbrëmje në një intervistë se nuk ka bërë një propozim të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco