Marrëveshja e Reformës/ Një tjetër deputete konfirmon votën pro

Marrëveshja e Reformës/ Një tjetër deputete konfirmon votën pro

18:09, 09/07/2020
A+ Aa A-

Një tjetër deputete e parlamentit që mori mandatin pasi i dogji opozita, ka konfirmuar votën e saj pro marrëveshjes së 5 qershorit të arritur nga PS dhe PD.

Suzana Topi shkruan në Facebook se e ka shprehur qëndrimin e saj, prej kohësh dhe vota e saj është për votimin e marrëveshjes pa ndryshime.

Reagimi i plotë i Suzana Topit:

Konfirmoj qëndrimin tim ne mbështetje te dakordesise  se 5 qershorit. Qëndrimi im është bërë publik edhe me pare.

Konfirmoj votën pro për këtë dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter.

Tashme parlamenti e ka  shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.

Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar.

Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe.

Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm.

Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco