Listat dhe koalicionet/ Përfundon takimi i Ramës me opozitën parlamentare

Listat dhe koalicionet/ Përfundon takimi i Ramës me opozitën parlamentare

20:27, 07/07/2020
A+ Aa A-

Ka përfunduar pas rreth një ore takimi i kryeministrit Edi Rama me opozitën parlamentare për Reformën Zgjedhore, ndërsa duket se palët nuk kanë arritur një marrëveshje.

Kërkesa për takim me kryeministrin u bë dje nga deputeti Myslim Murrizi dhe Edmond Stojko, me argumentin se nuk morën përgjigje në takimin e parë për kërkesat e tyre.

Opozita parlamentare janë shprehur se nuk do ta votojnë marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, nëse nuk plotësohen kushtet e tyre, listat e hapura, rritje të pragut elektoral në 5 % dhe ndalimi i koalicioneve.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, deputetja Rudina Hajdari i rikujtoi kryeministrit Rama se, opozita parlamentare nuk tërhiqet nga kërkesat e saj.

Ky ishte takimi i dytë i kryeministri Edi Rama me përfaqësues të opozitës parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco