VIDEO/ Kur Rama thoshte me gojën e tij: 'Gimi është si puna ime...'

VIDEO/ Kur Rama thoshte me gojën e tij: 'Gimi është si puna ime...'

17:58, 07/07/2020
A+ Aa A-

Pak orë pas arrestimit të ish kryebashkiakut socialist Agim Kajmaku, i cili ishte në arrati prej disa muajsh, nënkryetari i PD Edi Paloka poston një video në profilin e tij në Facebook ku tregon se çfarë thoshte kryeministri Edi Rama për të 'përzgjedhurin" e tij.

"Me gojën e tij: “Gimi është si puna ime...” Tani e kanë kuptuar të gjithë, jo vetëm “Gimi” po gjithë tufa e kriminelëve që u emëruan deputete e kryetarë bashkie, kanë fytyrën tënde", shkruan Paloka në postimin e tij. 

Odiseja tetëmujore e arratisë së ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku ka marrë fund paraditen e sotme. Problemet shëndetësore me diabetin e kanë shtyrë 49-vjeçarin të dalë nga ilegaliteti dhe të kërkojë ndihmë pranë Spitalit Kontinental në Tiranë.

Kanë qenë personeli i këtij spitali që pasi i ka dhënë shërbimin e parë ka njoftuar policinë se po kuronin një person të shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. 

Kalvari i halleve të Agim Kajmakut filloi menjëherë pasi ai u zgjodh në votimet moniste të 30 qershorit në krye të Bashkisë të Vorës. 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, i cili atë verë bënte rolin e denoncuesit të kryebashkiakëve të kriminalizuar, Gazment Bardhi, shpalli se Kajmaku “digjet” nga ligji i dekriminalizimit, pasi ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genve07/07/2020 20:58

EdiDiarreja AL.1961138/A

Shto koment

Denonco