Kazino Tajvan pa licencë/ Miqtë e Ramës vazhdojnë aktivitetin kundër ligjit

Kazino Tajvan pa licencë/ Miqtë e Ramës vazhdojnë aktivitetin kundër ligjit

12:12, 07/07/2020
A+ Aa A-

Kazino Tajvan vijon të ushtrojë e pashqetësuar aktivitetin në mes të Tiranës edhe pse licenca i ka mbaruar prej ditësh.

SYRI TV denoncoi ditë më parë këtë shkelje, por duket se shteti është i pafuqishëm përballë miqve të kryeministrit Edi Rama.

Para disa ditësh SYRI Televizion denoncoi kazinonë e vetme në Shqipëri që operon në kompleksin Tajvan. Edhe pse licenca 15-vjeçare ka përfunduar në datën 28 qershor, ajo vazhdon aktivitetin për të vetmen arsye se janë miqtë e kryeministrit.

Edhe pse të gjitha lojërat e fatit janë mbyllur me ligj, miqtë e kryeministrit vijojnë aktivitetin e pashqetësuar pa licencë dhe të jashtëligjshëm.

Por edhe pas 10 ditësh nga skadimi i licencës miqtë e kryeministrit vazhdojnë të punojnë të qetë ilegalisht siç e tregojnë dhe këto pamje të bëra dy ditë më parë, në kazinonë e kompleksit Tajvan.

Siç do shikoni dhe nga pamjet, përveçse operon pa licencë, kjo kazino mund të jetë dhe një vatër e mirëfilltë Covidi.

Ndërkohë që miqtë e kryeministrit vazhdojnë ilegalisht të bëjnë miliona në mes të Tiranës të pashqetësuar nga askush, nga ana tjetër në mes të sezonit, për ata që nuk janë miqtë e Ramës dhe janë për bukën e gojës, fadromat vijnë sa hap e mbyll sytë.

Ky është shteti i Edi Ramës: godit biznesin e vogël dhe ata që mezi nxjerrin bukën e gojës dhe mbro miqtë, kur atyre me ligj i duhet vënë shiriti i mbylljes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ylli07/07/2020 12:21

Kazinote nuk i ka ndaluar ligji per lojrat e fatit. Por te afati i Licenses keni te drejte

Shto koment

Denonco