Basha: Pas shembjeve në Velipojë, mafia e ndërtimit, ortakë të partisë në pushtet

Basha: Pas shembjeve në Velipojë, mafia e ndërtimit, ortakë të partisë në pushtet

11:23, 03/07/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vizitoi në Velipojë, bregdetin ku qeveria shkatërroi disa javë më parë, dhjetëra biznese të vogla dhe deklaroi se pas këtyre shembjeve, në kulmin e pandemisë dhe në fillim të sezonit turistik, qëndronin interesa korruptive të qeveritarëve për të favorizuar një grusht njerëzish, ortakë me qeverinë, emra të njohur edhe për Europolin dhe Interpolin.

 “Një nga traditat më të shëmtuara të kësaj qeverisjeje, - tha Basha, -  është se në prag të sezonit turistik i përvishet me fadroma dhe me buldozerë vijës bregdetare jo për të pastruar dhe rregulluar, por për të goditur kryesisht biznesve të vogla, familje në nevojë, njerëz që të ardhmen e vet kanë ato pak javë e muaj turizëm.

Shqetësimi i njerëzve është në maksimum. E vetmja mënyrë për të mbijetuar është nëpërmjet shezlongëvë. Dëgjoni çfarë shprehjeje revolte.

Të kthehemi tek problem tjetër që përjetohet kudo në bregdet, nga Velipoja në Dhërmi. Në veçanti targetohen zona që perceptohen se ka dhe kundërshtarë politike të kësaj qeverie…Të diskriminosh njerëzit nga qeveria në bazë të bindjeve politike, nuk është thjesht kriminale , është e neveritshme, është primitive.

Le të themi për një moment që disa nga objektet që u shkatërruan këtu, si në zonë lufte, me gaz lotsjellës, le të zëmë se disa nga këto kanë pasur problem me letra. Po pse, kjo është rruga?!

Po pse u vendos të ndërhyhej në mes të pandemisë, pse u vendos të ndërhyhej në fillim të sezonit turistik, nëse mund ta quaj sezon këtë gjendje të mjerë që është bërë më kritike?

Atëherë, pse? Pa dyshim që këtu prapa ka interesa korruptive, interesa korruptive sepse këtu edhe goditja  është bërë selektive për të favorizuar një grusht njerëzish.

Dihet, Velipoja prej kohësh vuan nga thundra e krimit të organizuar. Njerëzit që vendosin kush merr lejet e ndërtimit, e kujt duhet t’i prishet prona që t’i marrin prapë ata lejet e ndërtimit, emra të njohur tashmë jo thjesht për Policinë shqiptare, që rri duarkryq e nuk i prek dot se janë ortakë politikë të pushtetarëve të partisë në pushtet në Shkodër dhe në Tiranë, por emra të njohur edhe për Europolin, edhe për Interpolin’  mafia e ndërtimit me paratë e trafiqeve të paligjshme është arsyeja pse prishen këto objekte në këtë mënyrë, ndërkohë që të pushtetshmi ndërtojnë pa leje kat përmbi kap pa pyetur kush me ç’para,” nënvizoi kryetari i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dielli03/07/2020 12:23

PO SI NUK U BE NJE HERE TE VETME TE FLASESH MIR O LULI

Shto koment

Denonco