Këlliçi publikon shifrat: Eksodi 2013-2020, 70 % e azilkërkuesve shqiptarë nën 35 vjeç

Këlliçi publikon shifrat: Eksodi 2013-2020, 70 % e azilkërkuesve shqiptarë nën 35 vjeç

19:43, 02/07/2020
A+ Aa A-

Eksodi i dytë i shqiptarëve, gjatë viteve 2013-2020, tregon se 70% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 35-vjeç.

Kështu shprehet në një reagim të tijin kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

Duke publikuar edhe grafikun e të dhënave zyrtare, kreu i të rinjve demokratë  shton se, shifrat e azilkërkuesve shqiptarë nuk kanë të krahasuar me ato të rajonit.

"Ndryshe nga eksodi i parë i largimeve masive të shqiptarëve (1991), në eksodin e dytë (2013-2020) 70% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 35 vjeç. 

Pavarësisht se të rinjtë duan të largohen një orë e më parë nga Shqipëria, qeveria e dështuar nuk ka asnjë plan nxitës dhe asnjë nismë për krijimin e lehtësirave në ekonomi dhe biznes.

Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti i Politikave Europiane në Kosovë, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për numrin e azilkërkuesve në shtetet e BE. Shifrat e frikshme të vendit tonë nuk krahasohen dot me vendet e rajonit të mbledhura së bashku, ndërkohë Edi Rama vazhdon t’ia faturojë këtë fenomen liberalizimit të vizave dhe të mos mbajë asnjë përgjegjësi", shkruan Këlliçi. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco