VIDEO/ 'M'i mblidhni, ç'janë këta që bredhin?!' Policia përzë me dhunë qytetarët, Berisha: Si bashibozukë!

VIDEO/ 'M'i mblidhni, ç'janë këta që bredhin?!' Policia përzë me dhunë qytetarët, Berisha: Si bashibozukë!

12:41, 30/06/2020
A+ Aa A-

“Narkopolicë si bandë bashibuzukësh!” Me kaq e ka përmbledhur ish-Kryeministri Sali Berisha, një skenë të paparë që ka ndodhur sot në qëndër të Tiranës, në lulishten ku ndodhen bustet e vëllezërve Frashëri.

Një person civil që shfaqet në kamera me këmishë të verdhë, urdhëron një skuadër policësh të largojnë nga lulishtja të gjtiha personat që rrinin në të, përfshirë nëna me fëmijët.

Arroganca e civilit siç shfaqet në video, ka irrituar një qytetare që ka filmuar skenën dhe ka marrë guximin t’i drejtohet “komandantit” me këmishë të verdhë: "Kush je ti dhe me ç’të drejtë na ngre prej këtu?!"

Ish-Kryeministri Berisha ka ftuar në vijim të ndiqet videoja, ku dëgjohen këta zëra:

Një zonjë: O zotëri, kush je ti?!

Shefi me këmishë të verdhë: Hajde çuna, hajde komandant, m’i mblidh të gjithë! Hajde m’i merrni të gjithë, çfarë janë këta që bredhin këtu?!

Zonja: Si është e ndaluar? Po hamë akullore me fëmijët. Ai person është veshur si unë. Si nuk lejohet të rrimë?! O zotëri kush jeni?! Nuk dua!

Policja: Vazhdoni drejt ju lutem!

Zonja: Hiqi duart! Nuk dua! Nuk lëviz, se kam fëmijët këtu, po hanë akullore! Çfarë janë këto? Ku jetoni?!  Po ku t’i lë fëmijët? Unë të rri në trotuar?! Çfarë janë këto? Pse I ngre robt nga lulishtja?! Kush është ky more?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

idi30/06/2020 14:31

Policia e droges, bejni sikur ju dhimbset populli. Ja mbushen familjet me kokaine. Duket qe u ka ardhur fundi, njesoj si policia e Ramizit ne 90

Daj Jaku30/06/2020 13:43

Policia që dum dum e gjeneralit të leshit po degjeneron çdo ditë e më shumë. Ai këmishverdhi i Djemve të Rrugës Pal është një bastardh që duhet arrestuar urgjent nga SPAK për krime të rënda e të përsëritura të rendit publik, për ushtrim dhune gratis ndaj qytetarëve dhe punonjësve të policisë, duke shpërdoruar pozicionin mafioz që mban në hierarki. Çfarë figurë muti ata policë meshkuj e femra që binden si dele e si qenë zagarë ndaj një civili si kokosh pa pupla .

Ridhjeresi30/06/2020 13:26

i duken njerzit si del ridhjerjes.... po do e shohim shpejt

Leonsio30/06/2020 13:09

Ky fytyra me bluze ngjyre te verdhe eshte me i ndyri qe kam kam pare edhe ne nje video tjetet ... ky eshte fytyra dhe turpi i vertete i kesaj policie , qe me te drejte meriton epitetin : narkopolicia ... turp , turp , turp

Shto koment

Denonco