Islami: Situatë e rënduar në spitale, gjendje më e keqe se në prill

Islami: Situatë e rënduar në spitale, gjendje më e keqe se në prill

11:03, 30/06/2020
A+ Aa A-

Nga Kastriot Islami.

Situata në spitale duket shumë e rënduar. Jemi kthyer në gjendjen e muajit prill. Më konkretisht, përsa i përket numrit të të shtruarve në spitale jemi kthyer në gjendje të njëjtë, madje më të përkeqësuar se në 1 prill 2020. Kurse përsa i përket numrit të të shtruarve në "terapi intensive" jemi në një gjendje më të keqe se në 14 prill 2020.

Nëse kjo gjendje fillon të përmirësohet sot, do të duhet rreth 6-7 javë të rikthehemi në gjendjen kur rinisi përkeqësimi i gjendjes. Pra rreth javës së dytë e të tretë të gushtit.

Të shpresojme se gjendja do të përmirësohet më shpejt.

Përgjegjësinë për të gjithë këtë situatë e ka vetëm qeveria që nuk ka pasur asnjë strategji për menaxhimin e situatës pas izolimit të egër. Për më tepër që vatrat e infeksionit janë nëpër spitale dhe institucione shtetërore.

Qytetarët janë viktima të kësaj paaftësie e papërgjegjshmërie të kësaj qeverie e veçanërisht të "kompetentit injorant të Surrelit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco