Si u realizua kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në atdhe

Si u realizua kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në atdhe

10:52, 28/06/2020
A+ Aa A-

*Nga Ekrem Spahiu/

(Me rastin e 18vjetorit - 28 qershor 2002)

Megjithëse diktatura komuniste ra si regjim në pranverë tëvitit 1991 dhe në Shqipërinisi të ngrihej një sistem demokratik, Familja Mbretërore shqiptare ende nuk lejohej të kthehej nëatdhe nga pushtetarët e kohës. Asokohe politika gjente justifikim në absurditetin e mbajtjes në fuqi të vendimit të udhëheqjes komuniste në Kongresin e Përmetit, të 24 majit 1944, ku i “... ndalohej Mbretit Zog dhe Familjes Mbretërore kthimi në Shqipëri”. Por arsyeja e vërtetë dihej se cila ishte... Familja Mbretërore, personaliteti i Mbretit Leka, mund të ndryshonte shumë gjëra në skenën politike, madje mund ta përmbyste statusquo-në e dakordësuar. Droja ndaj këtij faktori madhor politik ishte e prekshme,qoftë në artikulimet publike të politikës së kohës, qoftë në frymën e përgjithshme që sundonte e kontrollonte median. Në fillimvitet ’90-tënuk u lejua madje as veprimtaria politike e Partisë sëLegalitetit në atdhe. Aprovimii PLL-së u bë rreth 15 muaj mbas lejimit të partive politike në vend.

Sot, në distancën e kaq shumë viteve, kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare, mund të duket si njëproces i natyrshëm, e pa ndonjë ngarkesë të posaçme, por siç do ta shtjellojmë më poshtë, nuk ka qenë aspak e lehtë. Ky kthim u bë i mundur si rezultat i kombinimit tënjë përpjekjeje madhore të faktorit mbretëror/legalist në Shqipëri, ndërhyrjes së miqve ndërkombëtarë të Mbretit Leka e gjithashtu edhe rrethanave të brendshme, që luajtën një rol gati vendimtar në një pikë të caktuar.

***

Mbreti Leka, - qëishte larguar foshnje dy ditësh nga Shqipëria, më 7 prill 1939 nga pushtimi fashist dhe qëgjithë jetën e tij ia kishte kushtuar atdheut e kombit, -me rënien e diktaturës,donte sa më parë të kthehej në Shqipëri, pore kishte të pamundur për shkak të koniukturave të kohës. Por Ai nuk mund të rrinte duarkryq e tëpristepërshumë vite.Nëkoordinimdhe me mbështetjenga faktorëtë rëndësishëm ndërkombëtarë, të interesuar edhe për të testuar demokracinë në Shqipëri,Mbreti Leka vendos qënë momentin mëtë përshtatshëm thjesht të vijëdhevizitojë Shqipërinë.

Rast i volitshëm u konsiderua 50-vjetori jubilar i krijimit të O.K.L.L, (Organizata Kombëtare e Lëvizjes së Legalitetit) në kongresin e Zall-Herrit. Më 21 nëntor 1993 bëheshin 50 vjet nga kjo ngjarje e rëndësishme për lëvizjen mbretërore në Shqipëri.Kjodatë ukonsiderua si oportune qëMbreti Leka të kthehejnë atdhe për herë të parë që prej largimit në 7 prill 1939.

Kështu, më 19 nëntor 1993, rreth orës 16:00, menjë avion të posaçëm, mbërrin në Rinas Mbreti Leka, i shoqëruar nga stafi ivet, shqiptarë dhe të huaj.Pas kryerjes sëprocedurave të hyrjes në aeroport, niset drejt Tiranës dhe akomodohet në suitën 214 të Hotel “Dajti”.

Lajmi i mbërritjes së Mbretit në Tiranë u përhap si rrufe në gjithë vendin.Mijërambretërorë, nga të katër anët, udhëtojnë për gjithë natën dhe, në orët e para të mëngjesit, ishin para Hotel “Dajti”, përgjatë bulevardit e deri te Pallati i Kongreseve. Këtu, në sallën e madhe të kësaj ndërtese, në ora 10:00, do të kremtohej 50 vjetori i O.K.L.L. por në thelb do të realizohej takimi i ëndërruar me Mbretin Leka.

Të alarmuar nga interesimi i jashtëzakonshëm i mbretërorëve për t’u takuar me Mbretin,pas mesnate, rreth orës 03:00, funksionarë të lartë të SHIK-ut dhe Policisë së Shtetit, shkojnë në Hotel “Dajti” dhe kërkojnë kthiminnë Rinas dhe largimin e Mbretitnga Shqipëria, për shkak të “problemeve” me “dokumentete udhëtimit dhe armatimeve personale”.

Për të evituar ndonjë përplasje të mundshme mes mbretërorëve dhe policisë, Mbreti Leka respekton “kërkesën” e zyrtarëve të shtetit dhe,në ora 08.30, del nga hoteli, niset për në Rinas dhe largohet nga atdheu, pa mbushur 18 orë.Ky ishte largimi i dytë traumatik pas atij të7 prillit 1939.

***

Vjen viti 1997. Në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, partitë politike, në marrëveshjen e 9 marsit 1997,për të përfituar nga kredibiliteti që kishte Mbreti nga jugu në veri të vendit (socialistët nuk mund të shkonin në veri, ndërsa demokratët nuk mund të shkonin në jug),lejuan “kthimin e Mbretit Leka I në atdhe”, madje edhe “zhvillimin e referendumit për formën e regjimit”.Mbreti mbërriti në  Shqipëri për herë të dytë më 12 prill 1997, duke përdorur po ato dokumente udhëtimi si në 1993.

Referendumi do të zhvillohej më 29 qershor 1997,në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare. Mbreti zhvilloi një fushatë shumë dinjitoze në mbarë vendin dhe fitoi referendumin me votën e shqiptarëve.  Politika e kohës, e befasuar nga rezultati surprizë, urdhëronte KQZ-në, të mos shpallte fitoren e Monarkisë dhe tëzgjaste procesin e numërimit, deri sa të manipulonte votat pro Republikës. Përballë këtij manipulimi të hapur, mbështetësit e Mbretit që votuan pro Monarkisë, vërshuan në një tubim-protestenë sheshin “Skënderbej” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kërkuar shpalljen e rezultatit. Policia ndërhyri me armë për të shpërndarë protestuesit, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur shumë të tjerë. Prokuroriaurdhërohettë nisë hetimet, duke e akuzuar Mbretin Leka "Për organizim e grumbullim të manifestimit të paligjshëm për rrëzimin e rendit kushtetues dhe armëmbajtje pa leje".

Mbreti Leka, për të evituar konfliktet e provokacionet, fiks pas tre muajshdetyrohet të largohetpërsëri nga atdheu më 12 korrik 1997, me premtimin se ishte i gatshëm të kthehej në momentin që do ta kërkonte populli shqiptar.

***

Një nga prioritetet kryesore të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, ka qenëkthimi i Familjes Mbretërore në atdhe.Momentii parë, shumë i rëndësishëm, i këtij procesi, ishte hartimi dhe firmosja e njërezolutenë 04.06.1998 nga kryetarët e të gjitha partive (tëdjathta dhe qendrës së djathtë) opozitare parlamentare dhe joparlamentare, ku ndër të tjera kërkojnë: “...i bëjmë thirrje Mbretit Leka I për t’u kthyer në atdhe, pasi edhe procesi gjyqësor i  ngritur ndaj tij është një farsë politike e koalicionit të majtë”.

Ndërkohë vjen dhe momenti më i mirë për ta realizuar kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe. Në vitet 2001-2005, Partia “Lëvizja e Legalitetit” ishte në pikun e fuqisë së saj politike dhe me njëkredibilitet të madh në elektorat, jo thjeshtë seishte parti parlamentare, por edhe për shkak të qendrimeve të mbajtura dhe kompaktësisë sëgrupitparlamentar. Shkurt, PLL ishte faktor real në politikën shqiptare.

Me nismën e grupitparlamentartëPLL, në pranverën e vitit 2002, filloi përgatitja e infrastrukturës së duhur institucionale për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe. Pas një lobimi të fuqishëm me drejtuesit e partive parlamentare, u arrit një marrëveshje politike kukryetarët e 9 grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, më 17 qershor 2002, firmosën një dokument të përbashkët, kundër të tjera shkruhej: ”Duke respektuar Familjen Mbretërore Shqiptare, jemi të bindur se respektojmë themelimin e shtetit modern shqiptar nga Mbreti Zog I. Me kthimin e Familjes Mbretërore nëatdhe, merr fund një padrejtësi e shkaktuar nga pushtimi fashist dhe diktatura komuniste”.

Deklarata e grupeve parlamentare u shoqërua me kërkesën e 74 deputetëve firmëtarë (nga 140 që kishte Kuvendi), ku kërkohej: “Ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të mbështetur në vlerësimin që kemi për historinë e Shtetit Shqiptar dhe vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesën tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore Shqiptare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri”.

Pse duhej firma e 74 deputetëve?

Partia Socialiste kishte mazhorancën dhe drejtonte Qeverinëdhe Kuvendin, ndërsa opozita kishte gjithsej 53 deputetë. Mbreti Leka vazhdonte tëishte nën akuzë për ngjarjen e 3 korrikut 1997 dhe vazhdonte procesi farsë i seancave gjyqësore. Në këto kushte pasigurie, për të shmangur votimin në Parlament ku mund të kishte rrjedhje votash, me shumë negocime u arrit të merren 74 firma = 52.9% të numrit të deputetëve të Kuvendit, duke e bërë të panevojshëm një votim formal.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, në cilësinë time si ish-deputet e kryetar grupi, por edhe si ish-kryetar i PLL, gjej rastin të rifalenderoj të gjithë deputetët firmëtarë për atë akt politik e patriotik, poredhe njerëzor njëherësh.

Pas kësaj arritjeje të madhe politike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” me gjithë strukturat e saj, filloi organizimin dhe përgatitjet për një pritje dinjitoze të Familjes Mbretërore. Më 28 qershor 2002, ditë e premte, që në orët e para të mëngjesit kishin ardhur në Tiranë me mijëra legalistë dhe qytetarë të ndryshëm nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe trevat shqitare. Nisja e organizuar për në Rinas u bë nga sheshi “Nënë Tereza”. Në aeroportin“Nënë Tereza”, atmosfera ishte e jashtëzakonshme - festë kombëtare.  Me flamuj kombëtarë dhe të Legalitetit, me pankarta në duar, me kostume të larmishme kombëtare, nën muzikën e orkestrës frymore dhe asaj popullore,me këngë e valle, të pranishmit festonin dhe i uronin mirëseardhjen Familjes Mbretërore në atdhe.

Në ora 11.15, ulet në Rinas avioni "Boeing727" i kompanisë "Million Air", qëtransportoi nga aeroporti “Lanceria” i Johanesburgut, Familjen MbretëroreShqiptare të përbërë nga: Nëna Mbretëreshë Geraldinë, Mbreti Leka I, Mbretëresha Suzan, Princi trashëgimtar i kurorës Leka II dhe Kontesha Virxhinia (motra e Nënës Mbretëreshë Geraldinë).

Mbreti Leka, sapo zbriti në Rinas u shpreh për mediat e shumta: “Dua të falënderoj popullin shqiptar, shtetin shqiptar që na dha këtë rast me u kthye në atdheun tonë”.

Karvani i gjatë i makinave të simpatizantëve të mbretërisë shoqëroinga aeroporti “Nënë Tereza” e deri në Tiranë,pjesëtarët e Familjes Mbretërore, që përshëndeteshinnga qytetarët e shumtë të vendosur përgjatëgjithërrugës. Ekzaltimi arriti kulmin kur Familja Mbretërore mbërriti në Vilën Nr. 4dhe pjesëtarët e familjes zbritën nga makinat për t’u akomoduar në këtë rezidencë, që ishte fill pas Hotel "Rogner", 100 metra larg selisë së qeverisë shqiptare dhe njëndër më modernet ndërtesa në kryeqytet.

Kështu, pas 63 vitesh mërgimi të detyruar nëpër vende të ndryshme të botës, Familja Mbretërore shqiptare u kthye përfundimisht në atdhe me të gjitha nderimet e duhura, ashtu sikurse e meritonte, jo thjeshtë për kontributet e jashtëzakonshe që kishte dhënë për shtetin dhe kombin shqiptar,por edhe për të ardhmen e shqiptarëve.

* ish deputet & kryetar i PLL-së

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco